Miratohet Plani Regullativ për “Kalabrinë”, Rama: Ditë e madhe për Kryeqytetin

Prishtina

Miratohet Plani Regullativ për “Kalabrinë”, Rama: Ditë e madhe për Kryeqytetin

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 21:43
Përparim Rama

Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë një mbledhje maratonike ka miratuar të hënën Planin Rregullativ të Lagjes “Kalabria”.

Këtë votim, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e ka quajtur ditë të madhe për “Kalabrinë” e Kryeqytetin.

“Ditë e madhe për Kalabrinë e Kryeqytetin. Uroj qytetarët e Lagjes Kalabria dhe të gjithë Kryeqytetit për miratimin e Planit të Rregullativ të Lagjes Kalabria. Vazhdojmë tutje me transformimin e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, gjatë protestës së mbajtur sot para Komunës së Prishtinës kanë kërkuar që koeficienti i lagjes nga 1.5 të bëhet në 2.4 në mënyrë që të ketë një barazi për të gjitha pronat publike dhe private në Kalabri.

Në seancën e kaluar të mbajtur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i pari i kryeqytetit Përparim Rama, ka premtuar që koeficienti të rritet në 2.4, por pas premtimeve të tij ai është shprehur që koeficienti në pjesën e stacionit të autobusëve në këtë lagje të bëhet 7.0, ndërsa një pjesë tjetër të mbetet 1.5, koeficient të cilin nuk po e pranojnë banorët e kësaj lagjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat