Komuna e Prishtinës po e diskuton planin për Kalabrinë, PDK s’e mbështetë

Prishtina

Komuna e Prishtinës po e diskuton planin për Kalabrinë, PDK s’e mbështetë

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Kuvendi komunal i Prishtinës është duke e diskutuar planin për Lagjen Kalabria.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka thënë se disa banorëve duhet t’iu kthehet koeficienti nga 1.5 në 2.4, sepse ata nuk kanë blerë për ndërtim, por jetojnë me dekada aty.

E para, banorët të cilëve iu është përcaktuar 1.5 koeficienti t’i kthehen në 2.4, janë rreth 20 familje qe si kanë ble për tregti, por janë banorë që banojnë aty me dekada e ndoshta edhe me shekuj. Këto familje ndër vite bëjnë jetë të rëndë për shkak se pushtetet komunale nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta. Vërejtja e dytë ka të bëj me stacionin e autobusëve. Në planin e ri kryetar ju propozoni koeficientin më të madh. Arsyetimet për kompensim për unazën e qytetit nuk qëndrojnë, unaza e madhe duhet të bëhet bashkë me pushtetin qendror”, ka thënë Sveçla.

Ndërkaq shefja e asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, tha se është e lumtur që plani për këtë lagje është vënë në rend dite të Kuvendit Komunal.

Kalabria me këtë plan do të ruhet nga betoni, do të krijohen hapësira të gjelbra, për shkolla e çerdhe të reja. Kjo lagje do bëhet lagje moderne e Prishtinës, që lidh Prishtinën me Prishtinën e re, dhe Fushë Kosovën. Të dashur qytetar, jemi në dijeni që një pjesë kanë pakënaqësi me trajtimin e parcelave, por është me rëndësi që ky plan të trajtohet i tillë. Ka pasur vlerësime për koeficientet e tilla, por mendojmë që të njëjtës t’i rritet vlera siç e përcakton ligji”, theksoi Rafuna.

Por, kundër këtij plani doli, Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i asamblistëve të kësaj partie, Leotrim Retkoceri, tha se sot është njëra nga seancat më të rëndësishme që do të vendos për fatin e planit rregullues, për lagjen Kalabria.

“Ka pabarazi në ketë plan, e kjo nuk është e drejtë, sepse pritjet kanë qenë të rritet infrastruktura publike. E pamë arsyetimin për t’ia rrit vlerën publike, asnjëherë gjatë fushatës se kemi dëgjuar kryetarin Rama se vlera i rritet pronës publike duke e ndërtuar. Jemi tu fol për vitin 2024 dhe ky plan është i ngjashëm me një që ka ndodh në Prishtinën e re. Kolegë mos bini pre e pazarit, sepse e justifikon një plan te keq”, tha Retkoceri.

Ai pati edhe një mesazh për asamblistët e LDK-së, duke iu thënë atyre se gjysma e grupit nuk janë për ta votuar këtë plan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat