Pse Ministria e Pushtetit Lokal e dërgoi Përparim Ramën në gjykatë?

Prishtina

Pse Ministria e Pushtetit Lokal e dërgoi Përparim Ramën në gjykatë?

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 13:37
Përparim Rama

Themelimi i “Drejtorisë së Transformimit të Kryeqytetit”, “Drejtorisë së Pronës dhe Kadastrit” e “Drejtorisë së Planifikimit, Urbanizmit dhe Mjedisit” në Komunën e Prishtinës, kryetarit Përparim Rama i kushtoi me dërgim në Gjykatë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo ngase ky vendim i shefit të Prishtinës po del të jetë jo në harmoni me ligjin.

Ndonëse më 13 mars të këtij viti, siç shihet në shkresën e protokolluar të 29 majit të MAPL-së, kjo ministri i kishte dërguar Komunës së Prishtinës kërkesën për rishqyrtim, ekzekutivi i kryeqytetit nuk ndërmori asnjë hap në këtë drejtim.

Të kundërligjshëm vendimin e të parit të kryeqendrës së vendit po e quan edhe organizata Iniciativa për Progres (INPO), që monitoron punën e komunës. Këta thonë se sipas statutit, komuna e kryeqytetit mund të ketë dhjetë Drejtori, e asnjë më shumë.

INPO shton gjithashtu se MAPL-ja shfrytëzoi të drejtën e saj për të dërguar në gjyq çështjen e Drejtorive, pasi ka mandatin ligjor që të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të Kuvendit Komunal.

Për shqyrtimin e ligjshmërisë së Drejtorive të reja në Prishtinë në MAPL, një iniciativë në shkurt të këtij viti e nisën edhe Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tyre Rama nuk veproi sipas ligjit.

“Ju Flet Prishtina” kontaktoi edhe komunën, por të njëjtët nuk deshën të prononcoheshin, kjo meqë gjykata tashmë është duke e trajtuar këtë proces dhe se janë në pritje të vendimit të gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat