PDK për planin për Kalabrinë: Nuk kemi votë për kontrabandim të pronës publike

Prishtina

PDK për planin për Kalabrinë: Nuk kemi votë për kontrabandim të pronës publike

Më: 31 maj 2024 Në ora: 11:42
PDK

Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka përsëritur qëndrimin e partisë se nuk do ta votojnë planin për lagjen ‘Kalabria’.

Përmes një konference për media, Retkoceri ka thënë se me anë të këtij plani rreth 15 hektarë tokë publike po vihen në shërbim të ndërtuesve.

“Ky plan ka për qëllim tjetërsimin e pronës publike me ndërtime të larta. Prapë mbi 15 hektar pronë publike po vihet në shërbim të ndërtuesve. PDK-ja nuk ka votë për kontrabandim të pronës publike në kurriz të banorëve”, është shprehur Retkoceri.

Ai ka thënë se PDK-ja do ta përkrahë një plan për këtë lagje, vetëm atëherë kur do të sillet një plan siç ka theksuar ai, për interesa të qytetarëve dhe jo për interesa të ndërtuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat