Fluturime direkte nga Arabia Saudite në Prishtinë

Prishtina

Fluturime direkte nga Arabia Saudite në Prishtinë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 17:50
Pamje nga takimi

Kompania më e madhe turistike në Kosovë “Eurokoha” shumë shpejt do të nis më fluturime direkte nga Arabia Saudite për në Prishtinë dhe anasjelltas.

Presidenti i kompanisë “Eurokoha” Remzi Ejupi ka njoftuar se në kuadër të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024” do të lidhet me disa qytete të Arabisë Saudite falë marrëveshjes për fluturime direkte të cilën e nënshkruam bashkë me përfaqësuesin nga Arabia Saudite, Hamad Abdullah Al-Hamad.

Sipas presidentit Ejupi fal kësaj marrëveshje, nga shtatori i këtij viti do të nisin fluturimet direkte tri herë në javë mes dy shteteve.

“Ky është një hap i rëndësishëm i zhvillimit në fushën e turizmit pasi pritet që qytetarët tanë të kenë më të lehtë udhëtimin drejt Arabisë Saudite, por edhe ne presim më shumë turistë në Kosovë” ka njoftuar Ejupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat