Gala Koncert në Prishtinë me 3 qershor, Rama tregon se cilët artistë do të performojnë

Prishtina

Gala Koncert në Prishtinë me 3 qershor, Rama tregon se cilët artistë do të performojnë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 09:59
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më 3 Qershor, do të mbahet gala koncert për të festuar 25 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku do të performojnë Petrit Çarkaxhiu, Vesa Luma, Vullnet Sefaja dhe Yll Limani.

“”Kanga jonë, Për ty Prishtinë” – Gala Koncert me 3 Qershor në sheshin “Skënderbeu” në Kryeqytet. 

Festojmë të gjithë së bashku 25 vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat