​Kuzhina greke shfaqet në Prishtinë, Ambasadorja Vakali flet për afrimin mes dy popujve

Prishtina

​Kuzhina greke shfaqet në Prishtinë, Ambasadorja Vakali flet për afrimin mes dy popujve

Më: 29 maj 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Specialitetet greke nga më të ndryshmet, të cilat zbukuronin pjatat dhe tërhiqnin vëmendjen e të ftuarve për t’i provuar, u vendosën në kuadër të vitrinës së “Kuzhinës greke dhe çiftëzimit të verërave”, e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, “Hellenic”.

Për t’i parë nga afër, provuar dhe vlerësuar ushqimet e kuzhinës greke të përgatitura nga shefi i njohur grek, Konstantinos Slambakis, ishin të ftuar personalitete dhe figura të njohura politike nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Nikoqirja e këtij eventi ambasadorja Heleni Vakali, Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë u shpreh e lumtur për numrin e madh të turistëve kosovarë që vizitojnë vendet e Greqisë, duke veçuar Selanikun. Ajo tha se Greqia gjithmonë ka qenë plotësisht mbështetëse e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vakali potencoi se afërsia gjeografike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë kontribuon në shndërrimin e ndërveprimeve turistike, kështu duke krijuar mundësi për thellimin e një miqësie natyrore.

Ambasadorja Vakali theksoi se rritja e flukseve turistike nga Kosova në Greqi nuk ka të bëjë vetëm me aspektet ekonomike të turizmi, por edhe me afrimin e dy popujve.

“Greqia gjithmonë ka qenë plotësisht mbështetëse e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Dhe që nga 1 janari i këtij viti, jemi shumë të lumtur të shohim që mijëra njerëz nga Kosova udhëtojnë drejt Greqisë, shumë prej tyre në Selanik si destinacionin më të afërt fundjave për blerje, argëtim, biznes apo kulturë….Turizmi është një prej atyre... që Athina dhe Prishtina kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ekonomike. Afërsia jonë gjeografike kontribuon në shndërrimin e ndërveprimeve turistike në mundësi për thellimin e një miqësie natyrore. Globalisht, kuzhina lokale është ndër arsyet kryesore që udhëtarët të zgjedhin destinacionin e tyre. Gastronomia greke është një nga tiparet kryesore të produktit turistik grek… Rritja e flukseve turistike nga Kosova në Greqi nuk ka të bëjë vetëm me aspektet ekonomike të turizmit. Nga këndvështrimi ynë, bëhet fjalë gjithashtu për afrimin e dy popujve, njohjen më të mirë të njëri-tjetrit dhe dëshpërimin e çdo perceptimi të gabuar. Dhe kjo është gjithashtu e rëndësishme për biznesin, tregtinë dhe investimet”, tha Vakali.

Ndërkaq, shefi i Marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut, Grigoris Toulias tha se gjatë vitit të kaluar është vërejtur rritje e madhe e vizitave të kosovarëve në Selanik, për çka shtoi se prioritet kanë Kosovën, ngase sipas tij ajo mund të ndihmoj në arrijnë synimet të për të pasur turizëm gjatë gjithë vitit në Selanik.

Ai theksoi se Organizata e Turizmit të Selanikunt e konsideron tregun e Kosovës si shumë të rëndësishëm, duke shtuar se kështu ofrojnë mundësinë për të shkuar për pushime dhe vizitë në këtë qytet.

“E vërteta është se gjatë vitit të kaluar kemi parë një rritje të madhe të njerëzve nga Kosova që vizitojnë Selanikun, dhe kjo është plotësisht në përputhje me qëllimin tonë kryesor, organizimin turistik të Selanikut. Synimi ynë kryesor është të vendosim Selanikun si një destinacion pushimi në qytet, si, le të themi një qytet origjinal grek për pushim pas Athinës, sepse, le të themi se për marketingun e vendit nuk mund ta krahasojmë Athinën me Selanikun sepse kjo është një histori krejtësisht e ndryshme, njerëzit që vijnë nga e gjithë bota në Greqi, ata eksplorojnë Athinën në fillim dhe kjo është një gjë normale për të bërë për dikë, por Selaniku është perlë e fshehur e Greqisë, perlë e fshehur e pushimit. Dhe mendoj se Kosova është një nga prioritetet tona, le të themi një nga prioritetet e tregjeve që mund të na ndihmojnë të arrijmë synimet tona për të pasur turizëm gjatë gjithë vitit në Selanik”, theksoi Toulias.

Ai e përshkruan Selanikun si destinacion me një larmi të madhe eksperiencash, si një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, duke pasur të njëjtat shtresa historie në qendrën e qytetit nga periudha bizantine, osmane, romake, e me 15 monumente të UNESCO-s.

Ndërkaq, shefi i njohur grek i kuzhinës i cili edhe bëri përgatitjen e menysë për të ftuarit, duke theksuar shijet dhe traditat e kuzhinës greke, të plotësuara nga një përzgjedhje e verërave të shkëlqyera greke, Konstantinos Slambakis tregon detaje sa i përket përgatitjes së specialiteteve nga kuzhina greke. Derisa specifikoi si pjatën kryesore atë të oktapodit me domate dhe përbërës të tjerë.

Ai përmendi edhe ëmbëlsirën “bougatsa”, si një përgatitje tradicionale greke me krem dhe karamel.

“Sot do të shijoni një kuzhinë tradicionale greke dhe një speciale nga produktet e Maqedonisë, nga Maqedonia Qendrore...11:26 Pra, një nga pjatat kryesore do të jetë oktapodi me domate...12:00 Dhe pjata tjetër do të jetë, kjo do të jetë... si gjevrek apo diçka tjetër. Dhe do të shoqërohet me vaj, dhe domate nga Selaniku. 12:52 Dhe ëmbëlsira do të jetë një bougatsa, një ëmbëlsirë tradicionale greke me krem, dhe me karamel”, tregoi Slambakis.

Të pranishëm në organizmin e vitrinës së “Kuzhinës greke dhe çiftëzimit të verërave”, ishin shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, disa nga ambasadorët e QUINT-it, anëtarë të kabinetit qeveritar në Kosovë dhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat