Më 3 qershor nisin renovimet në QMF-7, komuna: Banorët e lagjes Emshir/Kalabria të drejtohen në QMF tjera

Prishtina

Më 3 qershor nisin renovimet në QMF-7, komuna: Banorët e lagjes Emshir/Kalabria të drejtohen në QMF tjera

Më: 28 maj 2024 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 3 qershor do të nisin renovimet në QMF-7.

Komuna i ka thënë banorëve në Emshir/ Kalabria që të drejtohen në QMF’të tjera më të afërta.

“Të nderuar banorë të lagjes EMSHIR/KALABRIA, ju njoftojmë që nga data 03.06.2024 fillojnë renovimet në QMF-7, andaj luteni në mirëkuptim që për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të drejtoheni në QMF-të më të afërta, deri në njoftimin e radhës.

Ju faleminderit në mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat