Kryeqytetit i shtohet edhe një stacion shtesë për Monitorim të Cilësisë së Ajrit

Prishtina

Kryeqytetit i shtohet edhe një stacion shtesë për Monitorim të Cilësisë së Ajrit

Më: 27 maj 2024 Në ora: 19:36
Prishtinë

Edhe një stacion shtresë për Monitorim të Cilësisë së Ajrit, iu shtua Prishtinës.

Kështu bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Aliu, njoftoi se ky stacion mobil ndodhet në Kodrën e Trimave, i pajisur me të gjitha parametrat e nevojshme.

“Në kuadër të detyrave dhe aktivitete tona, tani kemi vendosur një stacion mobil në Kodrën e Trimave, stacion ky, i pajisur me të gjitha parametrat e nevojshëm, ashtu siç janë edhe stacionet e tjera për monitorimin e cilësisë se ajrit”, shkroi Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat