Osman Ferizi akuzon me emra: Ky ishte vrasësi i Ahmet Krasniqit, ja kush e porositi vrasjen

Politika

Osman Ferizi akuzon me emra: Ky ishte vrasësi i Ahmet Krasniqit, ja kush e porositi vrasjen

Nga: P.R. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 11:51
Kolonel Ahmet Krasniqi dhe kolonel Tahir Zemaj

Ish pjesëtari i grupit të armatosur të dhjetorit 1991, të prirë nga heroi Sali Çekaj, Osman Ferizi, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot” ka folur për vrasjen e Ministrit të Parë të Mbrojtjes së Republikës Kolonel, Ahmet Krasniqi, i cili u vra para 26 vitesh në Tiranë, vrasje kjo që ka mbetur ende një enigmë e pa zbuluar.

Ferizi fajtori kryesor për mos zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit është ndikimi i politikës në drejtësi.

"Të flasësh edhe pas 26-vitesh në liri për vrasjen makabre e tinzare të ish Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të RK, kol. Ahmet Krasniqi, ku Drejtësia në Shtetin Shqiptar ku ndodhi vrasja tragjike ende mbeti e pa zbardhur si pasojë e lidhjeve politike dhe bashkë veprimit të strukturave kriminale brenda Shtetit në Tiranë", shprehet Ferizi.

Image
Osman Ferizi

Siç thotë Ferizi, Ahmet Krasniqi ishte njeriu i duhur për të udhëhequr rezistencën ushtarake në Kosovë.

"Të flasësh për vlerat dhe kontributin e ish MMRK -kol. Ahmet Krasniqi do duhej t’i bëhen libra e monografi, një personalitet i rrallë, atdhetar i devotshëm, një ushtarak dhe profesionist brilant, njeri i jashtëzakonshëm. Zgjedhja e tij në pozitën e Ministrit të Luftës ishte shumë e qëlluar, ai ishte njëriu i duhur në kohen e duhur, diti të i bashkoi, sistemoi e angazhoi gjithë eprorët në luftën për liri, caktoi Qendrat stërvitore në brezin kufitar në zonën e Tropojës dhe Kukësit, formoi Brigadat e para në ZO e Dukagjinit", shton Ferizi.

Më tej, ai thotë se e gjithë kjo e alarmoi Shtabin e Rognerit.

"Jehona, strategjia e bashkimit dhe unifikimit ushtarak, sukseset në frontet e luftës, respekti dhe autoriteti në popull i nxiti dhe pengoi gjithë ata të vetë quajtur Komandant, Anëtar të ish SHTABIT të Rognerit. Ata që i plaçkitën fondet e luftës, ata që nga frika e humbjes së mbështetjes dhe synimeve ogurzeza për pushtet e para, filluan sulmet dhe nxitjen e masave nëpër tubimet publike në Mërgatë duke i akuzuar për tradhti dhe sabotim të luftës, sepse emri dhe autoriteti i tij që e njihte për Komandant Suprem të Forcave të Armatosura, njihte Presidentin historik Dr. Rugovën, ishte pengesë për matrapazët dhe përfiteret që u bënë milioner pas lufte, ndër ta shquhej ish kryetari i LPK-së Bedri Islami, Bardhyl Mahmuti, Ibrahim Kelmendi etj…", thekson Ferizi.

Osman Ferizi thotë se vrasësi i Ahmet Krasniqit ishte Feriz Kërnaja, i cili ishte paguat 250 mijë dollarë për ta kryer vrasjen.

"Në emër të kësaj alibie këta mjeran të shitur përgatiten vrasje më porosi duke filluar nga Ali Ukaj, Ilir Konushevci, Azem Hajdari dhe kol. Ahmet Krasniqi. Tani prape pas 26-vitesh të vrasjes makabre e tradhtare, natën e errët të 21 shtatorit 1998 në Tiranë, ende Drejtësia nuk e ka zbardhë vrasjen, edhe pse vrasësi Feriz Kerrnaja i paguar për 250mijë dollarë, më pas është likuiduar, por dihet që ai ishte vrasës me pagesë, por kurrë nuk u mësuan porositësit e vrasjes e dihet se ishin Komandantët e Rognerit, që ishin në lidhje ortakërie më këto banda kriminale që operonin në Shqipëri", deklaron Ferizi.

"Unë i bëjë thirrje Shtetit të Kosovës, Prokurorisë Speciale që të bëjë kërkesë në SPAK në Shqipëri që të fillohet nga e para duke hetuar këtë vrasje të rëndë që vërtetë e turpëroi shtetin shqiptar e cila është përgjegjëse që nuk i siguroi mbrojtje por e çarmatosi. Kolonelin Ahmet Krasniqin e vranë sepse e donte Kosovën e lirë, donte një Ushtri të përgatitur, unifikuar e profesionale, ai nuk luftoi për pushtet e as për para. Shteti i Kosovës e ka për detyrë që të kërkojë zbardhjen e kësaj vrasje të turpshme të Ministrit të saj të luftës z. Krasniqi në kohë lufte", shton Ferizi.

Për fund, Ferizi thotë se nuk duhet të heshtet asnjëherë për zbulimin e të gjitha vrasjeve politike.

"Për merita atdhetare në luftën e Kosovës u dekorua nga Presidenti historik me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, po ashtu është shpall “Hero i Kosovës”. Lavdi jetës dhe veprës së MMRK kol. Ahmet Krasniqi. Nuk guxojmë të heshtim e as të ju harrojmë kol. A. Krasniqi, urdhërdhënësit e kanë vendin në burg", përfundon Osman Ferizi, ish pjesëtar i grupit të armatosur të dhjetorit 1991, të prirë nga heroi Sali Çekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat