Kushti që tronditi Vuçiqin/ A do ta dorëzojë Serbia Milan Radoiçiqin?

Politika

Kushti që tronditi Vuçiqin/ A do ta dorëzojë Serbia Milan Radoiçiqin?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 28 qershor 2024 Në ora: 18:51
Milan Radoiçiq

Ndër tri kushtet që kryeministri Kurti vendosi për tu takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ishte edhe ai që Serbia ta dorëzojë në Kosovë terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij të cilët kryen sulëm terrorist në Kosovë në shtatorin e vitit të kaluar.

E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Por analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike nuk presin që Serbia ta dorëzojë terroristin serb, Milan Radojeçiq te organet e drejtësisë së Kosovës.

Radoiçiq i duhet Vuçiqit

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala për gazetën “Bota sot” thotë se lëvizja e Kurtit ishte e mençur që e shtynë Serbinë në dy drejtime.

Image
Drizan Shala

Pra në tre pikeshin e Kryeministrit të Kosovës padyshim tani është kaluar në një lojë shahu se si duhet të dilet me një fitore të mundshme apo minimal më një barazim.

Kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës ky është një veprim i mençur por edhe një veprim që tani Serbinë e shtyn në drejtime: a. Serbia pranon që është duke e mbajtur në mbrojtje terroristin e saj ndaj autoriteteve të vendit, b. Serbia pranon involvimin e saj të drejtpërdrejtë në sulmin terrorist ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, shprehet Shala.

Siç thotë ai, Milan Radoiçiq i duhet Aleksandër Vuçiqit.

“Dhe duke parë që pika e tretë ishte ajo që ka krijuar këtë reagim të Serbisë dhe takimi nuk u mbajt, është për fatin që terroristat e tillë i duhet tani kauzës së Vuiqit për boten serbe në njërën anë, por edhe për të kryer vrasje për interesat të tij brenda spektrit politik në Beograd”, thekson Shala.

Problematika tani është që qeveria në ardhje në Kosovë që do të jetë pas zgjedhjeve, do të duhej që të kemi një konsensus të plotë politik dhe një qeveri të unitetit për të vazhduar tutje rrugën e Kosovës drejt integrimeve, por edhe drejt përmbushjes se obligimeve ndërkombëtare që ka. Sepse vetëm në këtë formë mund të arrijmë që të ri-definojmë pozicionin tonë dhe të themelojmë një platforme politike të jashtme për një periudhë 10 vjeçare duke mos e ndryshuar atë edhe në rast se do të ketë ndryshime qeveritare, por duke forcuar interesin e Kosovës në këtë platformë që do të shërbente si strategji nacionale e politikes se jashtme të Kosovës”, deklaron eksperti Shala.

Më tej, Shala thotë se Ballkani Perëndimor është një vatër krize në rajon.

“Por në anën tjetër e kemi edhe një shqetësim nga vetëm Shtëpia e Bardhë e cila e ka vazhduar tutje vendimin e Presidentit Amerikan për Ballkanin perëndimor si një vatër e mundshme krize dhe kjo do të duhej t’i shërbej qeveris se Kosovës si tregues që partneriteti është qelës i bashkëpunimit sepse “Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin bela në një rajon, që Perëndimi e do vërtet të qetë, derisa merret me gjithçka tjetër që po ndodh në botë”, prandaj në këtë drejtim unifikimi politike vendor i Kosovës duhet të jetë gardian ndaj influencimeve të mundshme që po ndodhin dhe do të ndodhin”, përfundon Drizan Shala.

Presioni tek Vuçiqi

Image
Faton Mehmeti

Kurse analisti Faton Mehmeti shprehet se është pikërisht Milan Radoiçiq, njeriu i cili po e mban në pushtet Alekandër Vuçiqin.

Mendoj se këto janë garancione se Serbia është e interesuar për negociata, pavarësisht se të gjithë e dimë se Vuciqi më parë jep dorëheqje se e dorëzon Radoiçiqin. Në fakt Radoiçiqi e mban në pushtet Vuçiqin, fati i Vuçiqit është i lidhur me fatin e Raodjiciqit. Edhe pse Kosova ka të drejtë të kërkoj dorëzimin e kryeterroristit që ka kryer sulme terroriste ndaj shtetit tonë”, thotë Mehmeti.

Ai thekson se Kurti tani e ka hedhur gjithë presionin tek Vuçiq, me kushtin për dorëzimin e Radoiçiqit.

“Kurti e di se Vuçiqi nuk i plotëson kërkesat apo kushtet e tij por me këtë synon të hedh topin, presionin tek Vuçiqi. Duke njohur Serbinë ajo nuk dorëzon terroristët, pasi në krye të shtetit është njeriu që i financon terroristët. Kosova ka të drejtë të vë kushte, është viktimë që 100 vjet e shtetit gjenocial serb”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat