Halil Geci me akuza të rënda për Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun

Politika

Halil Geci me akuza të rënda për Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun

Nga: N. Sh. Më: 27 qershor 2024 Në ora: 23:00
Halil Geci, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka kritikuar një pjesë të madhe të deputetëve të Kosovës.

Sipas tij, një pjesë e madhe e tyre, nuk e meritojnë të jenë pjesë e parlamentit të Kosovës.

Ai shprehet se shumica e deputetëve të zgjedhur, po të ekzistonte një peshore për matjen e trurit të tyre, do të gjenin bllokada të pakapërcyeshme që i ndalojnë proceset dhe mesazhet e mprehta që kanë përmbajtje pozitive në të mirë të Kosovës.

“Në trurin e tyre do të gjenim lidhjet e shkurtra që janë të lidhura nga bossat apo familjarët e tyre, të cilët dirigjohen nga jashtë dhe që as edhe një fjalë nuk dinë ta flasin, po nuk ua shkroi bossi apo familjari i tyre, përmes të cilëve edhe kanë ardhur në parlament, vetëm ta zënë një karrike qëndrojnë ulur si robot, pa ditur ta flasin as edhe një fjalë të vetme në të mirë të atdheut”, thotë ai.

Sipas tij, të tillët presin urdhërin nga jashtë që t’i vërsulen ndonjë tenderi dhe t’i mbushin thasët me para.

“Vetëm kjo është arsyeja për të cilën ata ulën në karrike parlamentare dhe heshtin. Aq u bën për Kosovën! Më e keqja e së keqes është se disa parti udhëhiqen nga njerëzit e paformuar kombëtarisht, të dyshuar, të paedukatë familjare e politike, siç janë udhëheqësit e të dy partive të mëdha LDK-PDK, Lumiri dhe Memli”, thotë ai.

Geci pohon se, pyet me ironi se kush e udhëheq partinë e Ibrahim Rugovës?

“Gjithashtu kryeboshi apo kopja e Polarit, i biri i mulla Milazimit së bashku me Ganimeten e pronto mafisë që janë në parlament, kur t’i dëgjosh se si sillen, si shprehen në parlament, ta lënë përshtypjen  se janë në çajtoret e Vushtrrisë duke u përlarë ndërmjet vete për qenë: “Ma hëngri Bellovi  Lisovin!”. Kjo i bie se kryebudallenjtë janë në krye të partive”, potencon Geci.

“Sikur të kishim mundësi t’ua matnim fuqinë e trurit, një numër jo edhe aq i vogël i tyre, do të na dilnin trubosh. Disa nga këta, sigurisht se do t’i dërgonin në Shtime, disa në Bjeshkën e Rroshkodolit t’i ruajnë lopët e buallicat. Një pjesë tjetër nuk e meritojnë as si pastrues, me fshesë në dorë ta pastrojnë Parlamentin e lëre më të flasin për shqiptari”, shton ai.

Geci pohon se, të tillët e kanë të kufizuar mendjen e tyre, “mendje kjo që nuk del nga kufiri i moçalit të ndërtuar në imagjinatën e mendjes së tyre”.

“E po, logjika nuk funksion fare te të tillët! Ky soj i njerëzve janë të rrezikshëm, njësoj si tradhtarët! Budallenjtë i refuzojnë të gjitha këshillat e të tjerëve, ngase koncepti i tyre i ndërtuar prej budallait, sipas tyre është më se i përkryer…!”, pëfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat