“Dy daitë” e BE-së sanksionuan Kosovën, e jo Serbinë”, Driton Tali: Kushtet e Kurtit rrjedhojë logjike

Politika

“Dy daitë” e BE-së sanksionuan Kosovën, e jo Serbinë”, Driton Tali: Kushtet e Kurtit rrjedhojë logjike

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2024 Në ora: 15:03
Albin Kurti

Dje takimet në Bruksel u mbajt ndaras. Pritej të mbahej edhe takimi kokë më kokë mes kryemisntrti Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kryeministri Kurti për t’u takuar me Vuçiqin, paraqitit tri kushte para se të takohet me Vuçiqin, por një gjë të tillë presidneti serb nuk e pranoi, dhe kështu dështoi takimi.

Analisti Driton Tali thekson se ky takim ishte sa për “sy e faqe”, edhe pse pala nga BE ishte e interesuar për një hap pozitiv për dy vendet.

“Ky takim ishte sa "për sy e faqe" siç thuhet. Nga asnjëra palë e involvuar nuk u prit diçka - as nga Serbia e as nga Kosova.

Sidomos për palën kosovare, pas "Kuvendit Gjithëserb", ku u çimentua qëndrimi i Serbisë ndaj "Kosovës dhe Metohisë si pjesë e patjetërsueshme e Serbisë", nëpërmes "Deklaratës së Saborit Gjithëserb", ishte thjeshtë një "takim i zorit" ngase i kërkohej.

Edhe kësaj radhe pala ndërmjetësuese, Z Borell dhe z Lajçek, ishte ajo që interseua dhe përpoq edhe njëhere për ndonjë suksese sado i vogël që të ishte.

Sidomos z Borell, jo vetëm për mossuksesin që e pati ky proces nën udhëheqjen e tij deri tashti, sepse ai tashmë është në përfundim e sipër të mandatit, por ishte sidomos i interesuar për ndonjë zhvillim pozitiv pas këtyre kritikave të ashpra të fundit që i mori për antisemitizëm dhe anti Izrael, nga "Liderët e Komunitetit Hebre Europian", tha ai.

Derisa, për kushtet e Kurtit, Tali thotë se janë rrjedhojë logjike, duke pasur parasysh shumë faktorë që i ndodhën Kosovës.

Ai fajtor për gjithë këtë e lë Putinin, duke thënë se derisa Vuçiçi ta dijë që e ka Putinin mbrapa ai do të vazhdojë me këtë avaz.

"Sa i përket këtyre tri kushteve të z Kurti, unë them se janë si rrjedhojë logjike. Bie fjala ta marrim si shembull Marrëveshjen e Ohrit, sikur opinioni i ka haruar gjithë ato kërcënime nga tandemi Borell-Lajçak për sanksionet dhe dënimet për cilëndo palë që nuk e nënshkruan atë marrëveshje. Dhe Vuçiçi nuk e nënshkroi, e këta "dy daitë" e BE'së pas pak e penalizuan Kosovën, siç thanë, për "përkeqësimin e situatës në komunat veriore", por Serbinë nuk e penalizuan për mos nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, e as për kidnapimin e tre policëve kosovarë, e as për sulmin terrorist në Banjskë, e as për bojkotimin e zgjedhjeve të vetëkërkuara nga Serbia etj.

Andaj, derisa të jetë kjo gjeopolitikë, derisa nuk dorëzohet Putini në Ukrainë, unë nuk pres ndonjë zhvillim pozitiv nga këto bisedime. Pra derisa Vuçiçi ta dijë që e ka Putinin mbrapa ai do të vazhdojë me këtë avaz. E si do të sillen palët tjera na ngel të presim e shohim", përfundoi ai për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat