“Brukseli dhe Uashingtoni kërkojnë krijimin e Asociacionit”, veprimtari nga Amerika thotë se prapa kësaj nuk qëndron populli amerikan

Politika

“Brukseli dhe Uashingtoni kërkojnë krijimin e Asociacionit”, veprimtari nga Amerika thotë se prapa kësaj nuk qëndron populli amerikan

Nga: H.O. Më: 26 qershor 2024 Në ora: 23:01
Ilustrim

Presioni ndaj Kosovës për krijimin e Asociacionit po vazhdon ende. Thirrje nga Europa e Amerika janë bërë disa herë, e i fundit ishte zyrtari amerikan, i dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit, James Rubin.

Këto deklarime dhe thirrje ndërkombëtare i është përgjigjur Prof.Dr. Eshref Ymeri. Ai thotë se ‘pas ardhjes në krye të Departamentit të Shtetit të sorosistit Blinken, qëndrimi ndaj Republikës së Dardanisë diktohet pikërisht nga Sorosi, i cili është i rreshtuar në përkrahje të Serbisë fashiste’.

“Kësisoj, korit brukselist kundër Republikës së Dardanisë, i është shtuar edhe isoja e Vashingtonit, të cilët e kanë shtuar në maksimum presionin ndaj Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, të ashtuquajtur asociacion. Kësisoj, Brukseli dhe Vashingtoni kërkojnë krijimin me çdo kusht të një shteti serb brenda territorit të Republikës së Dardanisë, një shtet serb ky, që do të ketë në krye një tjetër Dodik, Dodikun numër 2, i cili, ashtu si edhe Dodiku nurmër 1 në Bosnjë-Hercegovinë, do të kërkojë shkëputjen dhe bashkimin me Serbinë. I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit, James Rubin, së fundi, ka deklaruar se “aktualisht ka shqetësime për mënyrën se si qeveria e Kosovës po luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit”, vlerëson ai.

Image
Prof.Dr. Eshref Ymeri

Tutje, ai thotë se, në vetëdijen e shqiptarëve me vetëdije të lartë kombëtare, nuk ka pasë ekzistuar kurrë dyshimi se Evropa brukseliste, siç pati theksuar Lamberto Zanieri, pas përfundimit të luftës më 12 qershor 1999, do të merrte anën e Serbisë, sepse ajo Evropë, siç e ka stigmatizuar bukur fort Fishta i Madh, nuk mund të hiqte kurrë dorë nga tradita e politikës së vet antishqiptare, të faktuar fillimisht me vendimet e kongresit famëkeq të Berlinit.

“Por bashkatdhetarëve tanë me dinjitet të lartë nuk mund t’u shkonte kurrë ndër mend që kreu i Departamentit të Shtetit, një ditë të bukur, do të radhitej përkrah Evropës brukseliste, kundër Republikës së Dardanisë, në mbështetje të plotë të Serbisë fashiste, e cila e meritonte të ndëshkohej rëndë pas përfundimit të luftës, ashtu siç qe ndëshkuar Gjermania naziste në përfundim të Luftës II Botërore. Nuk janë të paktë shqiptarët që mendojnë se populli shqiptar është mik i popullit amerikan. Ashtu është vërtet, por politikën e jashtme amerikane nuk e drejton populli amerikan, e drejton Departamenti i Shtetit, në krye të të cilit tani është sorosisti i thekur Blinken. Për fatkeqësinë tonë kombëtare, në krah të Serbisë fashiste është rreshtuar edhe Rama, kopili politik i kriminelit Vuçiç. Për t’ia ngritur lart kredinë Ramës, këtij kryetradhtari të kombit shqiptar, sorosisti Blinken u shkul posaçërisht që nga Vashingtoni dhe erdhi për një vizitë fluturake në Tiranë, ku, në fyerje të popullit shqiptar të Republikës së Dardanisë dhe të shqiptarëve me dinjitet kombëtar të atdheut amë, deklaroi paturpësisht: “Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë” (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold Neës”. 15 shkurt 2024)”, vlerëson ai.

“Në këto kushte, ashtu siç bën thirrje Skënder Kapiti, intelektual i njohur me brumosje të shkëlqyer nacionaliste, populli shqiptar i Republikës së Dardanisë duhet të rreshtohet fuqimisht në mbështetje të vendosur të Kryeministrit Albin Kurti dhe të Presidentes Vjosa Osmani, për të mos pranuar kurrën e kurrës krijimin  e një shtetnepërke serbe. Me mbështjen e fuqishme të mbarë popullit, Kryeminstri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani duhet t’i kritikojnë ashpër diplomatët e Blinkenit, servilë të pështirë të Serbisë fashiste, ashtu edhe ndërmjetësit e shpifur të Evropës brukseliste, të cilët vazhdojnë paturpësisht t’u bien teneqeve të përkrahje të Serbisë fashiste. Në të njëjtën kohë, ata duhet të ndërpresin çdolloj dialogu me Serbinë”, bën thirrjen Prof.Dr. Eshref Ymeri për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat