Kjo është kundërpërgjigja më e mirë e Kosovës – Armët për ushtrinë që do ta frikësojnë deri në palcë Serbinë!

Politika

Kjo është kundërpërgjigja më e mirë e Kosovës – Armët për ushtrinë që do ta frikësojnë deri në palcë Serbinë!

Nga: N. Sh. Më: 26 qershor 2024 Në ora: 22:46
Ushtria e Kosovës

Kosova këto vitet e fundit ka investuar mjaftë shumë në Ushtri.

Por, ky investim i deritanishëm është pak, kur dihet se shteti ynë mund të përballët me Serbinë.

Gjithnjë e më shumë Serbia po i shton kërcënimet e saj ndaj Kosovës, andaj armatosja me armë të sofistikuara është kundërpërgjigja më e mirë ndaj tyre.

Ushtria e Kosovës, e cila tashmë ka disa armë më moderne, duhet të pajiset edhe me armë të tjera, dronë ushtarak, automjete luftarake, e deri te aeroplanët.

Se Kosova duhet të armatoset, thotë edhe analisti politik, profesori Sulejman Mehazi.

Ai thotë se, armët bashkëkohere të shek. XXI nuk ngjasojnë me ato të shekujve të kaluar, XlX, XX, poashtu edhe armatosja e shteteve ka ndryshuar, ato shtete që do kenë armë të sofistikuara do egzistojnë dhe sundojnë, është kohë e armatosjeve digjitale.

Ai thotë se, Kosova duhet t'u kundërvihet armiqëve të saj sikurse që është Serbia gjenocidiale më armë të sofistikuara.

“Kosova duhet të armatoset fuqishëm me shpikjet e armëve më moderne të shek. XXI të droneve, avionëve e luftëanijeve pa ekipazh, automjeteve të sofistikuara luftarake pa drejtues, aeroplanëve pa pilot”, thotë Mehazi.

Sipas tij, Kosova, Shqipëria dhe shtetet tjera në botë nuk do të jenë në gjendje të ushtrojnë ndikim gjeopolitik pa këto armatime të avancuar dhe të zhvilluar teknikisht.

“Pra, armët më bashkëkohere në këtë kohë janë ato të dronëve, Kosova pikërisht duhet të armatoset me dronët amerikanë "Predator-i", me dronët "Bajraktar" dhe "Akinci" turk, si dhe "Harup-i" izraelit, përkundër dronëve të Kinës, Rusisë, Iranit, Indisë dhe Pakistani që kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar”.

“Marrëdhëniet e sotme shtetërore politike, diplomatike e gjeopolitike në botën e tashmë lëvizin pikërisht me shfaqjen e armëve gjigante të teknologjisë së re të dronëve, këto lëvizje e përgatitje të armëve duhet t'i bëjë edhe Kosova, si e qysh sa më shpejtë sa nuk është vonë”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat