Shala: “Bota Sot” është “New York Times” i Republikës së Dardanisë

Politika

Shala: “Bota Sot” është “New York Times” i Republikës së Dardanisë

Nga: M.L Më: 26 qershor 2024 Në ora: 22:10
Gazeta Bota sot

Sot (e mërkurë, 26 qershor) Gazeta kombëtare "Bota sot" shënoi 29 vjetorin e themelimit. E themeluar në Zvicër më 26 qershor 1995, "Bota sot" nuk do të mund të ishte kjo që është sot pa bashkëpunëtorët e saj të ngushtë që i qëndruan besnikë rrugëtimit të saj me mendimet kritike kundrejt situatave politike që e shoqëruan Kosovën ndër vite. Publicisti shqiptaro-amerikan dhe anëtari i bordit të Ligës Qytetare Shqiptare-Amerikane, Hafiz Shala vlerëson se "Bota sot" është një New York Times i Republikës së Dardanisë.

"Që nga numri i parë kësaj gazete më të duhur e shumë mirëpritur nga viti 1995, u krijua një lidhje shpirtërore në mes lexuesit shqiptar në vend e me theks të veçantë në diasporën shqiptare duke u shndërrua në një gazetë e niveleve të gazetave më prestigjioze të njohura botërore. Në vitin e kaluar gazeta” Bota sot” nga përcjellësit e mediumeve ndërkombëtare u shpall gazeta më e lexuar në shtetet Ballkanike", u shpreh Shala.

Ai shtoi se "Bota sot" është një mjet informimi i cili shpërndau të vërtetën kur ajo ishte e ndaluar dhe rreptësisht e kontrolluar nga regjimi sundues barbar serb.

"Bota sot" e gjeti guximin, forcën formën dhe metodën që lexuesin shqiptar ta furnizojë më të gjitha levizjet socio- politike dhe aktivitetet tjera të formave të ndryshme me qellim të kundërvërjës së propagandës fashiste serbe, duke e plasuar të vërtetën rreth unifikimit të popullit dhë faktorëve relevant politik eshtetëror në rrethanat okupuese.

Nuk e krahasova “Botën sot” rastësisht me gazetën prestigjioze amerikane New York Timës sepse, lexuesi amerikan me admirim, përkushtim dhe besim, e lexon i beson dhe e shpërndanë më qellim të një informimi të saktë, të drejtë dhë të vërtetë", potencon ai.

Shala, po ashtu tregon se Gazeta "Bota sot" që nga fillimi i shpërndarjës së saj në New York, ka qenë gazeta më e lexuar në mërgatën shqiptare e cila u organizua në shumë punkte për shpërndarjen tek lexuesit e saj besnikë të cilët, për t’u furnizuar më ketë gazetë, kanë udhëtuar edhe më dhjetra kilometra.

"Gazeta kombëtare “Bota sot” nga gjiri i saj nxori heronjë të fjalës së lirë të cilët duke mos iu trembë kércënimeve, shantazhëve e deri të aktetët terroriste në selinë e sajë në Zvicër, e vazhduan misionin e tyre rreth të vertetës si gazetar të brumosur me ndjenja kombëtare e patriotike të cilët nuk hoqën dorë nga etika e lartë e gazetarisë" theksoi ai.

Në fund, Shala ka uruar botuesin dhe pronarin e gazetës z. Xhevdet Mzrekaj për përvjetorin e themelimit, ndërsa ka kujtuar edhe gazetarët që dhanë jetën pë lirinë e shprehjes.

"I fundit i cili në shpërndarjën e së vërtetës u sakrifikua ishte heroi Bardhyl Ajeti. Botuesin dhe pronarin e gazetës kombëtare “Bota sot” z. Xhevdet Mazrekaj me rastin e përkujtimit të këtij heroi të fjalës së lirë, e përgëzova për përkujtimin e këtijë heroj i cili duhet dhë do të mbetet shembull i guximit, përkushtimit dhë udhërrefyesit për kolegët e tij gazetarë e staf redaktues brilant të cilët do ta vazhdojnë rrugën e tij për t’i shërbyer popullit-lexuesit dhë atdheut.

Më ketë rast edhe njëherë dua ta përgëzojë Botuesin zotin Mazrekaj, stafin redaktues, gazetar e bashkpunëtor të shumtë të, intelektual e Akademik e publicist të cilët duke i besuar gazetës, “ Bota sot”, u inkuadruan dhe dhanë kontributin e tyre shumë të çmuar që kjo gazetë ta mbaj nivelin të cilin e ka dhe do ta ketë në përjetësim.

Të gjithë këta, duhet përgëzuar për punën e tyre të pa kursyer që lexuesi të jetë i informuar për të gjithë ate që ndodhë në vend dhë diasporë.

Gazeta “ Bota sot”, do jetojë derisa të ketë diell dhë hënë, ujë dhë ajër.

Suksese dhe punë të mbarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat