Për takimin në Bruksel dhe kushtet e Kurtit, flasin nga Vetëvendosje

Politika

Për takimin në Bruksel dhe kushtet e Kurtit, flasin nga Vetëvendosje

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2024 Në ora: 21:39
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb nuk kanë zhvilluar takim trepalësh në Bruksel.

Kryeministri Kurti bëri të ditur edhe arsyen pse nuk pati takim.

Ai tha se që nga takimi i fundit që kanë pasur trepalësh, kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga sulmi terrorist në Banjskë e deri tek letra për marrëveshjen bazike të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Kurti ka përmendur tri kushtet që i ka kërkuar në këtë takim.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Sic e tha edhe vetë Borrell unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijne nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar;

-e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike,

-e dyta është tërheqja e letrës së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia;

-e treta është dorëzimi I Radojqitit pranë autoriteteve të Kosovës”, tha Kurti.

Pas kësaj deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kërkesat e Kurtit janë të drejta, sepse BE e SHBA së bashku nuk arritën ta detyrojnë Serbinë që ta dënojë Radojiçiqin për sulmin terrosrit në Basnjkë, andaj sipas deputetit, i vetmi vend që mund të ketë drejtësi për policin e vrarë Afrim Bujanku është Kosova.

“Po bëhen 9 muaj nga sulmi në Banjskë nga terroristi Milan Radojiçiq dhe grupin paramilitar i tij. Radoijçiq ka qenë i arrestuar vetëm 24 orë përkundër pranimit të fajësimit, e në vend që të ishte në burg ai takohej edhe me Marko Gjuriqin edhe me ambasadorët e Serbisë, tash ministër i punëve të jashtme të Serbisë është ai vet.

Në të njejtën kohë Bashkësia Ndërkombëtare, BE, SHBA bashkë nuk kanë pasur fuqi ta detyrojnë Serbinë që ta dënojë Radoijçiqin, andaj nuk ka më asnjë diemlë, i vetmi vend që mund të ketë drejtësi për vrasjen e Afrim Bunjakut është, Kosova, dhe prokuroria duhet të ngrisë aktakuzë”, thotë ai.

Image
Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci

Derisa, për takimin në Bruksel, Bajqinovci, tha se Kurti e bëri të qartë se pa plotësimin e këtyre kushtetve nuk do të ketë zbatim të asnjë neni të marrëveshjes së Brukselit.

“Sot, kryeministri Kurti, e tha shumë thjesht, që pa dorëzimin e Radojiçiqit, nënshkrimin e marrëveshjes nuk do të ketë asnjë zbatim të marrëveshjes së Brukselit, andaj këto që i tha Kurti

Sepse shumë analistë, e po ashtu edhe opozita thoshin se u kry kjo punë, e pranoi Kurti, tash e pamë se asgjë nuk ndodhi dhe kryeministri Kurti shkoi me dinjitet dhe ka treguar që është burrështetas, nuk pranon asgjë nëse Serbia nuk e finalizon me nënshkrim, nuk do të ketë asnjë zbatim të asnjë neni të marrëveshjes së Brukselit”, deklaroi ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat