Takimi Kosovë-Serbi/ Analisti: Albin Kurti i pathyeshëm, i pa mposhtur gjatë gjithë dialogut

Politika

Takimi Kosovë-Serbi/ Analisti: Albin Kurti i pathyeshëm, i pa mposhtur gjatë gjithë dialogut

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2024 Në ora: 16:40
Foto nga takimi

Tashmë ka filluar takimi bilateral BE-Kosovë, përkatësisht takimi i Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në fund, pritet të kalohet në takimin trilateral: BE-Kosovë-Serbi.

Por, analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se edhe ky takim do të jetë i dështuar dhe sipas tij, po mbahet sa për sy e faqe.

“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë konsiderohet i dështuar. Por meqë ndërmjetësuesit në dialog si Borell e Lajçak janë në fundin e mandatit te tyre, ata po ikun pa ndonjë sukses ne dialog por me shumë dështime. Sipas kësaj Borell për të larë fytyrën e tij te pafytyrë ftojë në takim për 26 qershor kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ky takim i radhës është sa për tu takuar, sepse nuk kanë se për çka të bisedojnë, sepse në këtë dialog kësisoj i udhëhequr keq, i njëanshëm dhe jo i balancuar ishte i dënuar të deshtoi dhe kështu në këtë dialog nuk kemi asnjë rezultat të prekshëm”, thotë ai.

Maxharraj për takimin e sotit thotë se në takim do të diskutohet Marrëveshjet bazike të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, marrëveshje këto që ekzistojnë vetëm në letër, pa ndonjë fuqi që do t’i vënë në lëvizje.

Sipas tij, edhe Kurti me insistimin e tij për nënshrkimin e marrëveshje për njohje të Kosovë, nalsiti thotë se Vuçiqi nuk do ta bëjë një gjë të tillë, e që më parë do të jep dorëheqje sesa të nënshkruajë.

“Ani pse u thirrë takimi i 26 qershorit sa për ta larë Borelli fytyrën e vet të ndotur shumë nga turpi i udhëheqjes keq të dialogut, bëhet pyetja se për çfarë mund të bisedohet në Bruksel sot. Them unë hapatas për asgjë, por se do te diskutohen marrëveshjet për të cilat disa herë janë diskutuar pa ndonjë rezultat, sepse tërë dialogun e kanë vendos keq, gabim pa bazë ligjore për tu zbatuar.

Të gjithë pajtohën por edhe qeveria e Kosëvës se në Bruksel do të ribisedohet për të pa mundurën, për atë çfarë në të vërtetë nuk ekziston, për diçka inekzistente siç janë Marrëveshjet bazike të Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Për këto dy marrëveshje de facto nuk mundet te diskuhohet sepse ato realisht ekistojnë vetëm në letër, pa ndonjë fuqi që do t’i vënë në lëvizje, sepse nuk janë të nëshkruara nga palët, por vetëm gojarisht të pranuara por edhe jo të obliguara për tu zbatuar.

Ky takim në Bruksel i cili po mbahet sa për sy e faqe do jetë i dështuar, sepse edhe me insistimin e kryeministrit Kurti që marrëveshja të nënshkruhet ajo nuk do të ndodhë sepse presidenti Vuçiq nuk pranon të bëjë një gje te këtillë, sepse nënshkrimi i kësaj marrëveshje në të cilën është njohja formale e Kosovës është e pamundur, sepse Vuçiq më parë jep dorëheqje se sa e nënshkruan. Vuçiq sillet asisoji sikur po blen kohë për kohë më të mira, të pres rrethana të reja gjeostrategjike për të ndarë Kosovën e sidomos po prêt se a mos po vjen Trump me Grenellin në pushtet në Amerikë. Ky është qëllimi i tij strategjikë e jo pozita sociale e etnike e serbëve në veri, sepse po të nënshkruante Vuçiq këtë marrëveshje bazike ajo nuk i kalon në Parlament në të cilën janë mbedhë aty të gjitha rrymat serbe nacional fashiste, çetnike e çka mos tjetër kështu që këto rryma as që do ta lejojnë që kjo marrëveshje të vihet në rend dite”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat