Zbardhen prapaskenat/ Këto janë arsyet që Serbia nuk e pranon planin franko-gjerman – ja çfarë do të ndodhë me takimin në Bruksel!

Politika

Zbardhen prapaskenat/ Këto janë arsyet që Serbia nuk e pranon planin franko-gjerman – ja çfarë do të ndodhë me takimin në Bruksel!

Nga: M.Haziri Më: 26 qershor 2024 Në ora: 13:22
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ditë më parë Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë se plani franko-gjerman i prezantuar më 27 shkurt 2023, përmban të gjitha elementet që nëse do të zbatoheshin do të kishin çuar në njohje reciproke.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir tha se anipse kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ranë dakord për këtë plan, të dy refuzuan ta nënshkruajnë atë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi.

Profesori i jep të drejtë ekspertit amerikan duke thënë se është një projekt i arsyeshëm për të formalizuar shtetësinë e Kosovës.

“Ajo që thotë eksoerti amerikan, Alon Ben Meir, është e saktë. Plani franko-gjerman, i sintetizuar në Marrëveshjen e Brukselit të shkurtit dhe aneksin e Ohrit të marsit 2023 ishte dhe mbetet për mendimin tim një projekt i arsyeshëm, me të cilin mund të shkohej e mund të shkohet drejt formalizimit të shtetësisë së Kosovës”, tha ai.

Image
Enver Bytyçi

Bytyçi më tej thekson që Vuçiq është ai i cili nuk është i gatshëm për marrëveshje ndërsa kryeministri Kurti është ai që nuk nënshkruan marrëveshje që dëmton Kosovën.

“Ka shumë diplomatë dhe politikanë, të cilët për moszbatimin e këtij plani deri më sot fajësojnë gati në mënyrë të barabartë Kosovën dhe Serbinë. Në fakt kryeministri Kurti pati kërkuar dhe vazhdon ta bëjë këtë, për ta nënshkruar marrëveshjen dhe aneksin në fjalë. Ishte dhe vazhdon të refuzojë këtë nënshkrim presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Madje me ironi dhe pretendime absurd dhe tallëse në radhë të parë për BE-në dhe në adresë të Gjermanisë dhe Francës. Tani është po ky president që i kërkon ndihmë Francës për të dalë nga kjo vorbull, që Macron të intervenojë e ta ndihëmojë Beogradin.

Nga njëra anë e injoroi planin franko-gjerman, nga ana tjetër kërkon e në disa raste gjen ndihmë në Elize për planet e projektet e veta. Kjo është e vërteta. Ata që fajësojnë Albin Kurtin, në fakt po bëjnë ndoshta edhe pa e ditur, argatin e Beogradit. Sepse Serbisë i leverdis që ta bllokojë zbatimin e këtij plani dhe opozita shqiptare në Kosovë e mazhoranca shqiptare në Shqipëri t’i kundërvihen Kosovës”, shpjegon Bytyçi.

Ja arsyet e Vuçiqit që nuk pranon planin franko-gjerman

Në bised e sipër, profesori rendit disa nga arsyet që Vuçiq nuk pranon planin franko-gjerman.

Sipas tij, ndër arsyet kryesore është që Serbisë o detyrohet të njohë integritetin territorial të Kosovës.

Dhe Aleksandër Vuçiq nuk e firmos planin në fjalë, sepse ai plan e çon Kosovën në OKB dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Me atë plan Serbia detyrohet të njohë inregritetin territorial dhe kufijtë e Kosovës, dokumentet, simbolet, përfaqësimin e barabartë dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me shtetësinë. Thjesht Serbisë nuk i kërkohet njohja de jure, e cila sigurisht që lihet për një periudhë të dytë, në momentin e fundit të pranimit të Serbisë në Bashkimin Europian.

Kjo është arsyeja pse qeveria dhe institucionet e Kosovës ngurrojnë ta zbatojnë pikën e atij plani për krijimin e asosacionit ose për t’I dhënë autonomi vetëmenaxhuese komunave me shumicë serbe në Kosovë. Mirëpo Borrell, Lajçak e të tjerë nuk shohin shkakun, duan zbatimin e pjesshëm të kësaj marrëveshjeje, e cila nuk ka asnjë garanci për zbatim të plotë. Nuk ka garanci për zbatim të plotë,sepse ajo nuk është nënshkruar. Por edhe po të nënshkruhej do të duhej të ratifikohej në parlamentet e të dy vendeve. Nëse do të ratifikohej, atëherë thjesht ky veprim do ta detyronte parlamentin e Serbisë të largonte nga Kushtetuta nenin, me të cilin Kosova shihet si pjesë integrale e sovranitetit të Serbisë”, thotë ndër tjera profesori.

Takimi Kurti – Vuçiq nuk do të ketë sukses sot

Nga ana tjetër profesori e sheh të pasuksesshëm takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Profesori gjithashtu potencon që Serbia është peng i Moskës, pasi kjo e fundit dëshiron ta mbajë Kosovën si vatër konflikti.

A është e gatshme ta bëjë këtë Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq? Mendoj se nuk është i gatshëm. Prandaj dhe takimi i sotëm në Bruksel nuk do të ketë sukses. Serbia dhe lidrshipi i saj janë peng në Moskë. Kremlini dëshiron që Kosovën ta mbajë si vatër konflikti për ta përdorur si monedhë në ndonjë marrëveshje për paqe me Perendimin. Pra, për të përfituar diçka, territore në Ukrainë dhe në këmbim të japë votën në Këshillin e Sigurimit për njohjen e shtetësisë së saj. Serbia në këtë aspekt bën lojën e Rusisë. Në fakt ajo vetë nuk përfiton dhe nuk do të përfitojë asgjë. Përkundrazi asaj do t’i bllokohen fondet BE-së dhe to të vonohet integrimi I saj në union. Ndërkohë, Rusia përfiton territore në këmbim të shtetësisë së Kosovës.

Por në Beograd nuk kanë këllqe të shkëputen nga ndikimi rus e ta bëjnë vetë këtë punë. Të pranojnë planin franko-gjerman dhe t’I japin fund aventurës dhe idesë së çmendur sikur Kosovan a qenka pjesë e shtetit të Serbisë. Edhe naivët më të mëdhenj në botë e dinë tashmë se Kosova është ë pavarur dhe pavarësia e saj nuk kthehet mbrapsht. Një vend që shpall pavarësinë dhe e realizon atë në praktikë, kurrë nuk është rikthyer te okupatori dhe sunduesi i tij i mëparshëm. Nuk ka ndodhur në historinë e botës kjo gjë, që të ndodhë me Kosovën”, thekson profesori.

Në fund, ai nënvizon që kryeministri Kurti duhet të vazhdoj me kuzhtëzimin e Asociacionin deri të bëhet Kosova anëtare e OKB-së.

“Unë besoj se Kurti duhet të vazhdojë ta kushtëzojë asosacionin me zbatimin në tërësi të marrëveshjes e planit franko-gjerman, me firmosjen dhe ratifikimin e tij në parlament dhe me depozitimin si angazhim për të respektuar sovranitetin shtetëror të të dy vendeve në OKB. Madje edhe nëse krijohet asosacioni, ai nuk duhet të nisë nga zbatimi i tij, derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Kushtëzimi me këtë anëtarësim është çelësi i garancisë dhe sigurisë së sovranitetit territorial të Kosovës”, përfundoi profsori universitar Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat