Përvjetori i 29-të/ Guximi dhe çështja kombëtare, elemente që karakterizojnë gazetën “Bota sot” dhe trimin Gjergj Kastrioti Skëndërbeu!

Politika

Përvjetori i 29-të/ Guximi dhe çështja kombëtare, elemente që karakterizojnë gazetën “Bota sot” dhe trimin Gjergj Kastrioti Skëndërbeu!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 26 qershor 2024 Në ora: 10:05
Gazeta “Bota sot”

Gazeta kombëtare “Bota sot”, shënon sot 29 vjetorin e themelit të saj.

“Bota sot”, 29 vjet më parë nisi rrugëtimin e saj të informimit në botën shqiptare, e themeluar në Cyrih të Zvicrës me editor Xhevdet Mazrekajn.

“Bota sot” është e para e përditshme dhe e vetmja në diasporën shqiptare.

E natyrisht që ky përvjetor e gjen “Bota sot”, të fortë, të drejtë dhe luftarake karshi padrejtësive që iu servohen qytetarëve të Kosovës si dhe atyre në diasporë.

Qëllimi që “Bota sot”, ka pasur dhe vazhdon të ketë është drejtësia dhe mirinformimi, por që nuk duhet harruar që nga kjo drejtësi u vranë disa gazetarë të kombëtarës “Bota sot”.

Vrasja e gazetarëve mbetet ende ‘plagë e pashëruar’ për gazetën, por që qëllimi i drejtë i gazetës vazhdon të jetë i njëjtë edhe sot, pa u trembur nga askush dhe asgjë.

Si ‘shkëmb’ përballë çdo kërcënimi e frike qëndron ende “Bota sot”.

Kjo fortësi dhe qëndrueshmëri e “Bota sot”, mund të vërehet në momentin që sheh llogon që mbanë gazeta tash e 29 vite, që është Gjergj Kastriot Skënderbu.

Qëndrueshmëria, shpirti luftarak, shpresa dhe guximi janë disa nga elementet që ka përfaqësuar Gjergj Kastriot Skënderbu dhe tashmë “Bota sot”.

E në këtë përvjetor shumë të rëndësishëm për gjithë popullin shqiptar, kanë folur edhe bashkëpuntorët e gazetës tash e vite me radhë.

Azemi: Dalja e një gazete si “Bota sot”paraqiste njëfarë rilindje kulturore, si në planin personal, ashtu edhe në atë kolektiv

Image
Emin Azemi

Në lidhje me rrugëtimin që “Bota sot”, ka pasur ndër vite, si dhe punën e palodhur ka folur ish-kryerdektori (ndër të parët) i gazetës “Bota sot”, në periudhën korrik 1995 - gusht 1997, Emin Azemi.

Azemi bëri një kronologji të ngjarjeve duke prekur fillimet e gazetës e deri tek jehona që gazeta tashmë ka.

Ai përmend fillimet e zëshme të “Bota sot”, duke u shprehur që një prej promotorëve të fjalës së lirë ishte vet ajo.

““Bota sot” ishte shumë e kërkuar në treg dhe ishte një kënaqësi e madhe kur shihje kalimtarë të rasttit nëpër stacione trenash, në restorante apo gjetiu teksa mbanin në duar gazetën “Bota sot””, shprehet publicisti.

““Gazeta “Bota sot”, doli në kohën kur mediat në Kosovë po rrezikoheshin nga aparteidi i regjimit të Millosheviqit dhe për pasojë u shfrytëzua diaspora që të shtrihet fjala e lirë shqipe, e papenguar nga askush. Një prej promotorëve të këtij misioni padyshim që ishte edhe gazeta kombëtare “Bota sot”, e para e përditshme në gjuhën shqipe që dilte në diasporë. Në kohën kur botohej “Bota sot”, kishte edhe gazeta të tjera në gjuhën shqipe, por ato ishin vazhdimësi e gazetave që kishin dalur në Kosovë, siç janë, bie fjala Rilindja, Koha Ditore, etj.

Bota sot”, që nga themelimi (26 qershor, 1995) nga një grup gazetarësh, shkrimtarësh, publicistësh (Teki Dërvishi, Agim Mala, Milazim Krasniqi) me botues Xhevdet Mazrekajn dhe me një armatë bashkëpunëtorësh nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe mbarë diaspora, luajti një rol të madh në përhapjen e fjalës së lirë shqipe në botë, gjithkund ku jetonin e banonin shqiptarët. Më kujtohet, si kryeredaktor i kësaj gazete në vitet 1995-97, “Bota sot” ishte shumë e kërkuar në treg dhe ishte një kënaqësi e madhe kur shihje kalimtarë të rastit nëpër stacione trenash, në restorante apo gjetiu teksa mbanin në duar gazetën “Bota sot”. Ne që e kishim përjetuar cenzurën dhe ndalesat e shtypit në gjuhën shqipe, dalja e një gazete si “Bota sot” paraqiste njëfarë rilindje kulturore, si në planin personal, ashtu edhe në atë kolektiv”, u shpreh ai.

Sipas publicistit, gazeta “Bota sot” mbetet një lapidar i mendimit të guximshëm dhe ideve të lira me orientim te theksuar kombëtar, me logon e personalizuar me kryetrimin Gjergj Kastriot Skënderbun.

““Bota sot” u zhvillua dhe u rrit si një medie me ambicje të mëdha profesionale dhe kjo u shpreh edhe në lajtmotivin e saj që të ishte një zëdhënëse ideve kombëtare ql nga Rilindja Kombëtare e deri në vitete demokracisë. Jo vetëm për shkak të platformës editoriale me orientim të djatht që ndiqte ajo, por edhe për shkak të kompenzimit të shprehjes së lirë, gazeta “Bota sot” mbetet një lapidar i mendimit të guximshëm dhe ideve të lira me orientim të theksuar kombëtar. Kjo mbase shprehet edhe në logon e saj që personifikon kryetrimin tonë Gjergj Kastrioti Skenderbeu, një simbolikë kjo që shkon përtej konturave vizuele-grafike.

Uroj që gazeta “Bota sot” të bëjë edhe shumë dekada jetë, duke mos i harruar asnjëherë ata që kontribuan në ngritjen e saj.

Gëzuar”, u shpreh Azemi për “Bota sot”.

Shahu: Në pjesën më të madhe të jetës së saj gazeta “Bota sot” ka qene universitet me guxim intelektual

Image
Rexhep Shahu

Ndërsa, bashkëpuntori ndër vite, Rexhep Shahu në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që gazeta ka qenë një universitet dhe shkollë e madhe për t’i shërbyer çështjes kombëtare.

Në pjesën më të madhe të jetës së saj gazeta “Bota sot” ka qene universitet, akademi, shkollë e madhe guximi intelektual. Ka qenë në udhëheqje të opinionbërjes dhe i ka shërbyer çështjes kombëtare përmes kontributit të penave të shquara që kanë shkruar për këtë gazetë dhe që e kanë drejtuar këtë gazetë luftarake. Jetë të gjatë “Bota sot””, flet ai.

Në fund, Shahu thekson që nuk ka në histori të shtypit, gazetë më të guxishme se “Bota sot”.

Në historinë e shtypit shqiptar nuk ka një tribunë tjetër më të hapur e të guximshme, nuk ka një podium tjetër më të lartë nga ku kanë folur guximtarët e heronjët e Kosovës”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat