Vjen reagimi i ashpër për Hisen Berishën pas deklarimit për takimin me Martin Berishaj – përmenden këto detaje nga e kaluara e tij!

Politika

Vjen reagimi i ashpër për Hisen Berishën pas deklarimit për takimin me Martin Berishaj – përmenden këto detaje nga e kaluara e tij!

Nga: M.Haziri Më: 25 qershor 2024 Në ora: 17:54
Pamje nga takimi i Hisen Berishës dhe Martin Berishaj

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka dalë me një reagim pas kritikave që iu bënë për një takim që pati në Kroaci me ambasadorin e Kosovës atje, Martin Berishaj.

Këto kritika ai i mori për shkak të një skandali financiar në Slloveni ku dyshohet se Berishaj është i përfshirë dhe për shkak të hetimeve dhe intervistimit që atij i bëri Prokuroria Speciale.

Deputeti Berisha ka thënë se takimi i tij me ambasadorin në Kroaci ka qenë për shkak ai në një vend mik e përfaqëson Republikën e Kosovës dhe derisa ai e mban këtë post “do të vijojë të jetë edhe adresë e takimeve të tilla”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se Berisha në të kalurën ka folur shumë gjëra të shëmtuara për Berishaj dhe se tani me këto takime shpërfaqë fytyrën e tij të vërtetë.

Image
Faton Mehmeti

Hisen Berisha nuk ka lënë gjë të shëmtuar pa thënë për Martin Berishaj dhe i njejti poston foto duke pi kafe me të. Kjo është hipokrizi dhe shpërfaqeje e fytyrës së vërtetë të tij. Fatekqësisht kështu është kur flet opozita që nuk ka kauzë, nuk ka ambicie dhe as sinqeritët as para qytëtarëve dhe as para vetës”, u shpreh ai.

Në fund, analisti thekson që deputeti Hisen Berisha është më I miri prej të këqijve në PDK.

Nuk habitem nga rastin i Hisenit, në krahasim me tjerët ky del më i miri prej të këqijve, krejt PDK janë më “zi” se Hiseni. Besoj se veprimet e tilla, ndryshe flasin e ndryshe veprojnë janë diçka “normale” për opozitën, konkretisht PDK. Duket se ka servilizëm nga ana e PDK ndaj VV për koalicion të ardhshëm”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat