Kush fshihet pas vrasjes misterioze të Bardhyl Ajetit? Drejtësia në Kosovë dështoi në zbardhjen e këtij rasti – ja si mund të ndikojë Specialja!

Politika

Kush fshihet pas vrasjes misterioze të Bardhyl Ajetit? Drejtësia në Kosovë dështoi në zbardhjen e këtij rasti – ja si mund të ndikojë Specialja!

Nga: A.M. Më: 25 qershor 2024 Në ora: 14:21
Bardhyl Ajeti

Edhe pas afër dy dekadave, vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti, po vazhdon të mbetet edhe me tej një mister i pazbuluar.

Gazetari i gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti ishte qëlluar më 3 qershor të vitit 2005. Ai nuk kishte arritur t’u mbijetojë plagëve që mori në atentatin e vitit 2005.

Ishte data 25 qershor, kur u dha lajmi se gazetari Bardhyl Ajeti ka ndërruar jetë. Edhe pse kanë kaluar 19 vjite nga ajo ditë, rasti i kësaj vrasjeje vazhdon edhe më tej të mbetet i pazbardhurr për organet e drejtësisë.

Mirëpo, një fije shpresë duket të jetë te Gjykata Speciale.

Ndonëse, analisti Nexhat Haziri në përvjetorin e vdekjes së Bardhylit, tha se çdo ditë e më shumë po shuhet shpresa se organet e drejtësisë së Kosovës, mund ta zbardhin rastin.

Image
Nexhat Haziri

Madje, e cilësoi si të dhimbshëm faktin se si ende nuk është ndriçuar kjo vrasje.

“Me kalimin e viteve zbehet edhe shpresa se mund të ketë drejtësi, pra edhe për vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajetit. Kjo është e dhimbshme, por një realitet në shtetet si Kosova, ku sistemi i drejtësisë është i ndikueshëm nga politika dhe jo vetëm.

19 vite tashmë kaluan nga kjo vrasje dhe nuk kemi parë ndonjë hap që është marrë nga institucionet e drejtësisë për ta zbardhur këtë vrasje dhe tashmë nuk ka as shpresë se pas gjithë këtyre viteve, këto institucione do të ndërmarrin diçka në ketë drejtim”, nënvizoi ai.

Sipas Hazirit, është për keqardhje që tash e 19 vite nuk ka drejtësi për vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajeti.

Mirëpo, ai po shpreson që Specialja do e trasoj rrugën e hetimeve për vrasjen e gazetarit të gazetës “Bota sot”.

“Për fat të keq, nuk ka shpresë as te Gjykata Speciale, e cila ka autoritet për hetim të ngjarjeve nga viti 1998 deri në vitin 2000, edhe pse kjo gjykatë mund ta trasoj rrugën e hetimeve edhe për ngjarjet e tjera, siç është vrasja e Bardhyl Ajetit, por do të jenë institucionet e drejtësisë vendore ato që nuk përcjellin apo vazhdojnë hetimet për këto vrasje, dhe jo vetëm të Bardhyl Ajetit. Është për keqardhje që tash e 19 vite nuk ka drejtësi për vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajeti, dhe vrasjeve të tjera politike në Kosovë”, përfundoi Nexhat Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat