Ish-agjenti flet për kriminelin Milan Radoiçiq: Pas sulmit terrorist në Banjskë, u lejua të ikte nga...

Politika

Ish-agjenti flet për kriminelin Milan Radoiçiq: Pas sulmit terrorist në Banjskë, u lejua të ikte nga...

Nga: N. Sh. Më: 24 qershor 2024 Në ora: 17:26
Milan Radoiçiq

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për kriminelin Milan Radoiçiq dhe veprimtarinë e tij të krimit në Kosovë.

Ai thotë se Radoiçiqi ishte ardhë në Kosovë, por edhe ishte leju të largohet nga Kosova nga KFOR-i.

“Ditën e sulmit terrorist në Banjskë,ku  ishin forcat e KFOR-it me njësitë e blinduara dhe helikopterë. Serbia asnjëherë nuk ka vepruar nga viti 1999 në veriun e Kosovës pa koordinim të plotë me KFOR-in frances. Kjo ndodhi edhe me KFOR-in hungarez kur ishte vrarë heroi Enver Zymberi, në atë aksionin e famshëm me skenarin e agjentit francez Hashim Thaçit dhe të Baton Haxhiut”, thekson Miftari.

Miftari ka folur edhe për masakrat serbe në Kosovë e Bosnje.

“Masakra e Srebreniës ishte bërë poashtu me marrëveshjen e disa komandave holandez të NATO-s me Ratko Malladiqin. Njëjtë kishte ndodhur edhe në Kosovë në vitin 2000, më 2 dhe 3 shkurt në Mitrovicë me marrëveshjen e aleatëve të Serbisë dhe KFOR-it francez dhe me ndihmën e padiskutueshme nga pala shqiptare e agjentëve të DGSE-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Agim Çekut”, thekson tutje Miftari.

Sipas Miftarit, nga viti 1999 janë dënuar vetëm pesë kriminelë serbë në Kosovë, për qindra mijëra krime nga vrasjet deri në gjenocid.

“Janë vrarë mbi 15 mijë civilë shqiptarë të Kosovës, gjatë vitit 1998-99, për vjedhjen, fshehjen dhe djegien e mijëra kufomave të shqiptarëve, për vrasjen e 1400 fëmijëve, për qindra-mijëra dhunime, për 116.000 shtëpi të djegura për mbi 1 milion civilë të ndjekur në pastrim etnik. Për këto krime deri tash Serbia i ka dënuar vetëm 11 persona, kurse Kosova i ka gjykuar dhe dënuar vetëm pesë”.

“A është dhe a quhet kjo drejtësi, a jemi në përgjithësi një popull pakurrizor dhe shumë i ligë...”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat