“Serbia po blen armë kudo”/ Ish-komandanti komenton deklaratën: Nëse dikujt i shkon mendja me sulmu, ne do të…!

Politika

“Serbia po blen armë kudo”/ Ish-komandanti komenton deklaratën: Nëse dikujt i shkon mendja me sulmu, ne do të…!

Nga: M.Haziri Më: 24 qershor 2024 Në ora: 14:03
Njësia Speciale e Kosovës

Që nga sulmi i fundit në Banjskë siguria e vendit vazhdon të jetë e brishtë dhe e përgatitur për planet djallëzore të Serbisë.

Institucionet e sigurisë së vendit vazhdimisht po punojnë fuqishëm që qytetarët të jenë të sigurtë.

Mirëpo vëmendjen mori deklarata e fundit e ish-luftëtarët të UÇK-së, Dritan Goxhaj i cili tha se Serbia po vazhdon të marrë armatime kudo.

Ai tha se për momentin nuk pritet të ketë vatra të reja konflikti, por megjithatë Serbia po vazhdon të përgatitet.

Sa kohë nuk kemi angazhim të NATO-s direkt në Ukrainë, Rusia e ka të paimagjinueshme të hapë një front tjetër në Kosovë, pasi do të përballet direkt me NATO-n. Në moment që NATO vendos të angazhohet ushtarakisht në Ukrainë, asaj nuk do i mbesin forca, madje do heqë edhe ato që janë në Kosovë, ndaj Kosova do të mbetet e pambrojtur. Në këtë moment Serbia mund të sulmojë veriun në Kosovë. Për këtë i duhen armatime. Armiku i vetëm i Serbisë janë shqiptarët, përfshirë edhe Shqipërinë”, foli ai.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Ai thotë se Kosova me Serbinë ia ka dalur pa armatim edhe në vitin 1998 dhe se më mirë mund ta menaxhoj tash situatën.

Image
Hafir Hoxha

“Ne me Serbinë kemi filluar luftën vitin 1998 pa armë e pa municion , gati se duarë thatë, pa institucione, pa elemente të shtetin , pa ushtri, pa polici, pa zjarrfikës etj dhe kemi arrit të organizohemi dhe të luftojmë”, u shpreh ai.

Më tej, ish-komandanti thekson që Kosova nuk ka planë të sulmojë askënd mirëpo që nëse dikush tenton të na sulmojë atëhere ne do të mbrohemi.

Sot të gjitha të larpërmendurat i kemi prandaj sido që të ndodhë dhe si të detyrohemi ne do të veprojmë! Me sulmu nuk e kemi në planë e nëse dikujt i shkon mendja me sulmu ne do të mbrohemi", përmbylli Hoxha për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat