Pak para takimit me Kurtin, Vuçiq i kërkoi ndihmë “mikut të vjetër” – ja çfarë fshihet pas telefonatës me Macron-in!

Politika

Pak para takimit me Kurtin, Vuçiq i kërkoi ndihmë “mikut të vjetër” – ja çfarë fshihet pas telefonatës me Macron-in!

Nga: A.M. Më: 24 qershor 2024 Në ora: 12:01
Albin Kurti, Emmanuel Macron dhe Aleksandar Vucic, foto ilustrim nga "Bota sot"

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kërkoi homologut të vet francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike të premten se çështjet e rëndësishme për Serbinë, që ndërlidhen me Kosovën, të vazhdojnë të zënë vend të rëndësishëm në agjendën e Bashkimit Evropian (BE).

Kjo nxiti reagime të mëdha, derisa u hodhën dyshime mbi detajet e kësaj bisede.

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Rexhep Elezaj.

Si fillim, ai tha se nuk mund të spekulojë mbi atë se çfarë kanë folur Macron dhe Vuçiq, por një gjë është e sigurt se presidenti serb sa herë është në vështirësi ose e thërret në telefon z. Macron, ose vetë e viziton Francën.

“Se, cila ka qenë përmbajtja e vërtetët e bisedës telefonike mes presidentit serb, A. Vuçiq me presidentin e Francës, z. Emmanuel Macron, të premten e kaluar, ne mundemi vetëm të spekulojmë, ngase sa herë që Serbia gjendet në situatë të vështirë në arenën ndërkombëtare, siç ishte aprovimi i Rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë në AP e OKB-së me 23 maj, me të cilën indirekt akuzohet Serbia si pjesëmarrëse në atë gjenocid, kreu i shtetit serb, A. Vuçiq, ose e thërret në telefon z. Macron, ose vetë e viziton Francën, për të kërkuar ndihmë nga miku i vjetër i Serbisë, nga Franca, e cila kur është në pyetje Kosova, për fat të keq të saj, e ka tradhtuar atë qysh nga viti 1999, kur NATO e bombardojë Serbinë si dhe kur e  njohu pavarësinë e Kosovës me 18 shkurt 2008”, deklaroi opinionisti.

Image
Rexhep Elezaj.

Krahas kësaj, Elezaj tha se deklarata e Vuçiq duhet marrë me rezervë, kjo për disa arsyje.

“Kështu që, deklarata e tij se nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar “që çështjet e rëndësishme për Serbinë, e që ndërlidhen me Kosovën, të vazhdojnë të zënë vend të rëndësishëm në agjendën e Bashkimit Evropian” (BE), mendoj se duhet marrë me rezervë, kur kihet parasysh fakti, se vetë A. Vuçiq me garniturën e tij udhëheqëse, janë ideologët e nacional-shovinizmit serb ndaj Kosovës, për të cilën në çdo takim brenda dhe jashtë Serbisë, deklarojnë si në kor të kukuvajkave, “se Kosova është pjesë e Serbisë”, dhe, se pavarësinë e saj ai dhe Serbia nuk do ta pranojnë kurrë”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, opinionisti nuk mund t’i besohet deklaratave të Vuçiqit, derisa tha se Serbia nuk është interesuar të arrihet marrëveshje mes dy palëve.

Po ashtu, shtoi se nuk beson që Franca mund t’i ndyshojë qëndrimet për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pra, nisur nga synimet e tyre djallëzore si dhe nga sjelljet fashiste të A. Vuçiqit ndaj Kosovës, të cilën e konsideron si “krahinë jugore të Serbisë”, është vështirë t’i besohet deklaratës së tij, se gjoja ai dhe Serbia na qenkan të interesuar “që çështjet e Serbisë që ndërlidhen me Kosovën, duhet të zënë vend të rëndësishëm në agjendën e BE-së”, gjoja për ta arritur marrëveshjen finale për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, me kusht, siç tha, që autoritetet e Prishtinës ta themelojnë paraprakisht “Zajednicën” e komunave serbe, që mendoj se janë spekulime të tij politike, duke e gënjyer presidentin Macron, se Serbia na qenka për marrëveshje dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe shqiptarët, pikërisht  para takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, A. Kurtin.

Mendoj, se qëndrimet e Francës karshi dialogut Kosovë-Serbi janë të qarta për të dyja palët, prandaj nuk besoj se presidenti francez E. Macron do t’i ndryshojë ato qëndrime, sado që Beogradi zyrtar mund të kërkojë ndihmë nga Parisi, jo për ta përmbyllur dialogun me Kosovën, por për ta ripushtuar atë me ushtri, siç po e kërcënon me luftë çdo ditë Kosovën”, përfundoi Rexhep Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat