Flet juristi: Kurti nuk do ta pranojë Asociacionin dhe do ta mbyllë mandatin me këtë veprim të madh për shqiptarët

Politika

Flet juristi: Kurti nuk do ta pranojë Asociacionin dhe do ta mbyllë mandatin me këtë veprim të madh për shqiptarët

Nga: H.O. Më: 23 qershor 2024 Në ora: 22:03
Albin Kurti

Brenda pak ditësh pritet të mbahet takimi i radhës në Bruksel, ku nikoqirë do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiq. Ende nuk dihet saktësisht se ҫfarë mund të ndodhë në këtë takim të radhës.

Qeverisë së Kosovës ende po vazhdon t’i kërkohet nga ndërkombëtaret që të bëjë zgjidhje lidhur me Asociacionin, duke e parë si një pengesë për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Së fundmi, ishte zyrtari amerikan James Rubin që tha se ka shqetësime për mënyrën se si qeveria e Kosovës po luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit.

Image
Blerim Burjani

“Qartazi ka shqetësime për mënyrën se si qeveria aktuale ka vepruar në aspektin diplomatik duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit. Por, thënë troç, jemi miq, jemi miq të mirë. Kjo është dëshmuar kur kam qënë në Kosovë, kur sekretarët e shtetit kanë vizituar Kosovën, kur Presidenti Clinton shkoi atje... populli i Kosovës dhe populli i Shteteve të Bashkuara nuk ka si të jenë më të afërt dhe nuk mendoj se ka dilemë rreth kësaj çështjeje. Por, po, në aspektin diplomatik, marrëdhëniet nuk janë aq të mira aktualisht, por kjo ndodh për shkak se çështja Kosovë-Serbi vazhdon të jetë barrë për banorët e rajonit”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë deklarim të zyrtarit amerikan, si dhe takimin që pritet të mbahet së shpejti, ka folur për ‘Bota sot’ profesori i juridikut, Blerim Burjani. Ai thotë, nëse kryeministri Albin Kurti e pranon Asociacionin, kjo i bie të hedhë poshtë gjithë punën që e ka bërë në veri.

“Kjo mbetet simbol dhe politikë ndërkombetare e perëndimit dhe disa qarqeve të shumta ndërkombëtare që e kërkojnë Asociacionin. Nëse Kurti e pranon këtë Asociacion, ashtu si është propozuar, kjo i bie që tërë punën që e ka bërë në veri me hedhë poshtë dhe i bjen se e ka bërë palidhje dhe pakuptim dhe pa qëllim politik. Do të akuzohet më shumë nga opozita, andaj Kurti shkon përpara me një agjendë të ngjashme, tash hapi i tij është hapja e urës, dhe ky e përmbyllë këtë mandate”, theksoi ai.

Profesor Burjani thotë se nuk beson që kryeministri Kurti do ta themelojë Asociacionin, pa marrë parasysh deklarimet e zyrtarëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë.

“Nuk besoj fare dhe aspak se ky do të themelojë ndonjë asociaicon, gjasat janë zero pa marrë parasysh ҫfarë flasin edhe vendorët dhe ndërkombetarët. Ky është percaktuar që nga fillimi s’ka Asociacion dhe nuk pranon asnjë lloj shantazhi që mund të i bëhet sikur me KiE. E tëra ҫfarë ka bërë ai, është lojë politike”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat