Zbardhen prapaskenat e planeve serbo – ruse/ Eksperti i sigurisë vjen me deklaratën e fuqishme: Serbia po bën përpjekje…!

Politika

Zbardhen prapaskenat e planeve serbo – ruse/ Eksperti i sigurisë vjen me deklaratën e fuqishme: Serbia po bën përpjekje…!

Nga: M.Haziri Më: 23 qershor 2024 Në ora: 19:30
Aleksandar Vuçiq

Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj tha se Serbia po vazhdon të marrë armatime kudo.

Ai tha se për momentin nuk pritet të ketë vatra të reja konflikti, por megjithatë Serbia po vazhdon të përgatitet.

“Sa kohë nuk kemi angazhim të NATO-s direkt në Ukrainë, Rusia e ka të paimagjinueshme të hapë një front tjetër në Kosovë, pasi do të përballet direkt me NATO-n. Në moment që NATO vendos të angazhohet ushtarakisht në Ukrainë, asaj nuk do i mbesin forca, madje do heqë edhe ato që janë në Kosovë, ndaj Kosova do të mbetet e pambrojtur.

Në këtë moment Serbia mund të sulmojë veriun në Kosovë. Për këtë i duhen armatime. Armiku i vetëm i Serbisë janë shqiptarët, përfshirë edhe Shqipërinë”, tha ai.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Image
Bedri Elezi.

Ai thotë se këto deklarata janë të qëndrueshme pasi Serbia ka kohë që është duke u përgatitur në armatim.

“Këto deklarata janë të qëndrueshme por duhet të kemi parasyshë faktin që vet Serbia është një prodhues i fuqishëm i armatimevë të ndryshme. Kjo do të thotë që Serbia njëkohësisht po siguronë armatime të cilat i prodhon vet për llogari të aktivitete të cilat mund të ndërmarr në vijim në aspektin e sigurisë”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë shton që Serbia dëshiron ende të eskalojë situatën në Ballkan dhe se po shfrytëzohet nga Rusia për të eskaluar situatën në Evropë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që Serbia akoma qëndron me idenë që duhet të eskaloj situata në Ballkan sepse zhvillimet e fundit në Rusi dhe Ukrainë kanë bërë që të përdoret Serbia për ta kërcënuar sigurinë e BE-së duke përdor edhe Ballkanin si vend për ta eskaluar situatën në Evropë. Kemi pasur edhe paralajmërime nga SHBA dhe NATO për aktivitete të ndryshme të Serbisë që mund të eskalojë situatën në çdo moment, e sidomos pas paralamërimeve që ka bërë edhe Dodik në Bosnjë”, shpjegon ai.

Elezi ndër të tjera thotë që situata në Ballkan varet nga lufta e Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas tij, Kosova është ende në një situatë të brishtë të sigurisë.

“Është vështirë të themi se kur mund të kemi vështirësi të sigurisë në rajon për faktin se kjo varet edhe nga zhvillimet që mund të ndodhin në luftën me Rusisë dhe Ukrainës , e që Rusisë siç e ceka më lartë i duhet Ballkani për të eskaluar situatën në Bosnjë dhe Kosovë.

Duhet theksuar që Serbia ka vazhduar për furnizim me armatim specifikë që mund të cenonte sovranitetin e shteteve të tjera në Ballkan, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Kosova është ende në një situatë të brishtë të sigurisë pasi Serbia po bënë përpjekje në vazhdimësi të cenoj sovranitetin e saj dhe njëkohësisht mbështetjen që Serbia i bënë grupeve terroriste, e që këto të fundit janë duke ushtruar në vazhdimsi e që mund të hyjnë në Kosovë me plane për ta dëmtuar vendin”, përfundoi Elezi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat