Raporti i fundit për sanksionet/ Tali reagon ashpër: Është joserioze dhe groteske – “Godet” Edi Ramën, ky ishte kontributi i tij!

Politika

Raporti i fundit për sanksionet/ Tali reagon ashpër: Është joserioze dhe groteske – “Godet” Edi Ramën, ky ishte kontributi i tij!

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2024 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Kosova vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së.

Ndërmjetësuesi i BE-së, Josep Borrell kishte thënë se raportin për heqjen e masave ndaj Kosovës u kishte dorëzuar vendeve anëtare më 18 qershor. Raporti kishte të bënte me hapat që Kosova ka ndërmarrë për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

E një gjë të tillë, vendet anëtare të BE-së, nuk kishin pasur pajtim mes vete. Ata kanë lënë të hapur mundësinë që masat ndëshkuese ndaj Kosovës të pjesërisht dhe gradualisht.

Analisti Driton për të gjitha këto ‘lë fajtor’ edhe kryeminsitrin e Shqiprëisë, Edi Rama, për të cilin thotë se në një farë mënyre kontriboi me deklarata e tij ndaj Kosovës në momentet më kritike.

Sipas tij, të gjitha ato deklarime shkonin në favor të Serbisë, duke e trimëruar Vuçiqin sa që ai arrriti edhe kulmin me fjalimin e tij në OKB, disa ditë para sulmit terrorist në Banjskë.

Sipas mendimit tim BE e futi Kosovën nën masa (me arsyetimin e përshkallëzimit të situatës së sigurimit në komunat veriore) kryekëput për shkak të atmosferës që u krijua. Duke mos nënçmuar kontributin e z Rama në krijimin e asaj atmosfere qoftë me ato kritikat që ja bënte Perendimit në stilin "Nuk është Serbia dhe Rusia ato që po e destabilizojnë rajonin por Perëndimi", në kohën kur Perëndimi e kishte rritur presionin ndaj Serbisë; apo deklaratën tjetër të z Rama "se duhet ta mirëkuptojmë miqësinë e Serbisë ndaj Rusisë", atëherë kur Perëndimi bënte presion mbi Serbinë që ta fuste nën embargo Rusinë e për mos t'i cekur ato "qortimet" që ja bënte Kosovës në momentet më kritike.

Gjitha ato shkonin në favor të Serbisë, pa marrë parasysh se pikërisht ato ditë Serbia i kidnapoi tre policë kosovarë, apo se nuk e firmosi Marrëveshjen e Ohrit përkundër gjithë atyre kërcënimeve që i bëri BE për këdo që nuk e firmos atë marrëveshje.

Gjitha këto pra e trimëronin Vuçiçin, deri në atë shkallë ku u arrit kulmi me atë adresimin e Vuçiçit në OKB, disa ditë para sulmit terrorist në Banjskë, ku Vuçiçi ishte aq i ashpër e fyes, dhe papërfillshëm ndaj Perëndimit sa në atë adresim munguan veç "sharjet me nënë alla ballkanasçe", deklaron ai.

Kurse, sa i përket masave, Tali thotë se tashmë iu ka humbur kuptimi, dhe heqja e tyre pjesërisht dhe gradualisht krejtësisht joserioze dhe groteske.

“Sidoqoftë, sa i përket masave të BE-së, tashti ju ka humbur kuptimi. Pra, pas sulmit terrorist në Banjskë dhe bojkotimit të zgjedhjeve të vetëkërkuara nga Vuçiçi, e sidomos pas "Kuvendit Gjithëserb"( i cili miratoi Deklaratën ku thuhet se: "Kosova dhe Metohia është pjesë e patjetërsueshme e Republikës së Serbisë; një nga përcaktuesit e identitetit kombëtar të serbëve; që paraqet themelin e spiritualitetit të popullit serb dhe gurthemelin e rrugës serbe të besëlidhjes dhe shënsaveske etj), këto masa e kanë humbur sensin politik.

Arsyetimi për "kompromisin e heqjes graduale të masave" është krejtësisht joserioze dhe groteske.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat