Avokati shqiptar zbardh detaje: Ja kush i ka shtyrë Kurtin e Vuçiqin të takohen në Bruksel – BE ka frikë nga lufta me…!

Politika

Avokati shqiptar zbardh detaje: Ja kush i ka shtyrë Kurtin e Vuçiqin të takohen në Bruksel – BE ka frikë nga lufta me…!

Nga: A.M. Më: 22 qershor 2024 Në ora: 20:01
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela e ka komentuar takimin e ri ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit, serb, Aleksandar Vucciq.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, këtë takim e cilësoi si të kotë, pasi vjen si pasojë e presionit të ndërkombëtarëve.

Madje, Ngjela tha se nuk ka pse t’i lutemi ne një shteti të mundur në luftë për të na njohur pavarësinë e Kosovës.

“Takimi Kurti- Vuçiq në këtë 26 qershor është i kotë. Presioni ndërkombëtar i ka shtyrë të dy këta në këtë takim. Asgjë.

Do të vijojë kjo situatë.

Çështja për ndërkombëtarët është kjo: A do ta njohë Serbia Kosovën?

Është lodhje e kotë. Serbia është e mundur në luftë nga Kosova dhe NATO, dhe nga kjo luftë Kosova ka fituar pavarësinë.

Pse duhet t'i lutemi ne një shteti të mundur në luftë për të na njohur pavarësinë e Kosovës?

As që na intereson fare!

Po pse është kaq i interesuar Bashkimi Evropian për këtë?

Sepse ka frikë nga një luftë që mund të bëjë sërish presidenti delirant i Serbisë Aleksandër Vuçiq”, deklaroi avokati.

Image
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela 

Sipas Ngjelës, BE shqetësohet për Serbinë, sepse një luftë ndaj Kosovës do ishte në thelb luftë me NATO-n.

Krahas kësaj, potencoi se Serbia e mundur nuk ka më fuqi ta bëjë një luftë me Kosovën.

“Po Bashkimi Evropian nuk e ka shqetësimin për Kosovën, por për Serbinë. Kjo sepse një luftë tjetër kundër Kosovës nga Serbia, do të jetë në thelb një luftë midis NATO - s dhe Serbisë. Domethënë që shqiptarët të vijojnë e të marrin edhe territoret e tjera shqiptare në Serbi: Preshevë etj...

A e kuptoni tani që Serbia e mundur nuk ka më fuqi ta bëjë një luftë me Kosovën për ripushtimin e Kosovës?

Një aventurë humbëse e Serbisë do të jete kjo, sigurisht, e cila Serbinë mund ta çojë deri në një shpërbërje, sepse sot, brenda Serbisë, ka dhe disa etni të tjera që mund të kërkojnë pavarësinë.

Ja kjo është gjendja.

Prandaj Vuçiq kuptohet se ende është një i rrënuar që nuk ka më asnjë forcë kundër botës shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe, a e keni parë që shkon drejt Moskës?  Naiv që kërkon të trembë Perëndimin me një luftë. Po ku shqetësohet potenca amerikane nga dalldia e inferiorëve të saj!” – shpjegoi ai.

Ndër të tjera, avokati shqiptar shtoi se Vucciq nuk do të gjej forcë për një luftë të re me NATO-n.

“Kosova është e sigurt sepse pavarësinë e saj e ka marrë me forcë e NATO-s.

E pra...

Pas gjithë kësaj që shprehëm: a gjen dot forcë Vuçiq për një luftë te re me NATO-n?

Jo. Dhe përgjigjen e saktë e kësaj pyetjeje e gjejmë tek maksima që na kanë lënë latinët e mëdhenj të Perandorisë Romake.

Sola spese victis nulam sperare salutem. E vetmja shpresë e të mundurit është që ai të mos ketë asnjë shpresë”, përfundoi Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat