BE konsideron heqje graduale të masave ndëshkuese, çfarë përfiton Kosova pas këtij konsensusi!

Politika

BE konsideron heqje graduale të masave ndëshkuese, çfarë përfiton Kosova pas këtij konsensusi!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 22 qershor 2024 Në ora: 18:01
Flamuj të BE-së dhe Kosovës

Kosova tash e një vit është nën masa të BE-së. Këto masa erdhën nga BE për tensionet e shkaktuara në serbët në veri të Kosovës.

Por, se do të përpilohej një raport për heqjen e tyre, e kishte bërë Josep Borrell dhe u kishte dotëzuar vendeve anëtare.

E për këtë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ka pasur kërkesa për koncesione shtesë, që kanë shkuar përtej masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës vitin e kaluar.

"Por, natyrisht Kosova nuk ka pranuar të shantazhohet në këtë drejtim”, tha Bislimi gjatë një raportimi para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane.

Kurse Josep Borrell një ditë më pas, njoftoi rreth raportit që u kishte dorëzuar vendeve anëtare më 18 qershor. Raporti kishte të bënte me hapat që Kosova ka ndërmarrë për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Mirëpo, në Bashkimin Evropian nuk ka pasur pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Megjithatë, si kompromis pritet që këto masa të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.

Kështu kishte mësuar REL nga burimet diplomatike në bllok pas diskutimeve që u zhvilluan më 19 qershor në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së (PSC), ku morën pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Pantina: Ndaj kësaj qeverie është humbur besimi

Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina lë fajtore për këto masa qeverinë e Kosovës, duke thënë se ka bërë veprime të pamatura dhe të pakoordinuara me ndërkombëtarët.

Image
Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina

Ajo shtoi, se pas kësaj kanë dhënë edhe deklarata për zotime, të cilat nuk i kanë mbajtur dhe tashmë ndaj kësaj qeverie është humbur besimi.

“Qeveria e Kosovës duke bërë veprime jo vetëm të pakoordinuara me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe të pamatura, e që kanë mundur të prodhojnë një konflikt vështirë të menaxhueshëm, i ka zhgënjyer shumë shpesh partnerët tonë.

Gjithashtu, kanë dhënë deklarata e kanë marrë zotime të cilat nuk i kanë zbatuar, prandaj kthimi i besimit është i vështirë. Por, shpresoj se shtetet anëtare të BE që hezitojnë heqjen e masave ta kuptojnë se këto masa nuk e kanë dëmtuar qeverinë por qytetarët e vendit, dhe t’i largojnë ato”, shprehet ajo.

Ahmeti: Serbia po ledhatohet nga BE-ja, edhe pse po vepron njëanshëm dhe jashtë logjikës dialoguese

Kurse, analisti Hidajet Ahmeti theksoi se këto masa janë vendsour padrejtësisht ndaj Kosovës, sepse ndaj saj BE-ja ka vepruar me standarde të dyfishta.

Madje, sipas Ahmetit, po kjo BE ka humbur kredibilitetin, ajo duhet t’i heqë masat ndaj Kosovës dhe të ndryshojë qasje sepse me këto veprime ka dalë jashtë kornizave të misionit për çka është themeluar.

Image
Hidajet Ahmeti

“Masat për Kosovën kanë qenë të padrejta, pasi rasti me Kosovën është trajtuar me standarde të dyfishta. Një logjikë e tillë e komunikimit të BE-së e ka humbur kredibilitetin dhe misionin për çfarë është thirrur BE-ja. Sheti agresor, por edhe dekonstruktiv, Serbia, po ledhatohet nga BE-ja, edhe pse po vepron njëanshëm dhe jashtë logjikës dialoguese.

Masat për Kosovën duhet të hiqen në mënyrë të njëhershme dhe pa hezitim, pasi edhe si të tilla nuk janë konform fakteve objektive. Me këtë rast BE-ja duhet të ndryshojë qasje të menjëherëshme dhe ta kthejë kredibilitetin e humbur, pasi ka dalë jashtë kornizave të misionit për çka është themeluar”, përmbyll Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat