Publicisti i shuan ëndrrën Vuçiqit/ I jep lajmin e keq për Asociacionin!

Politika

Publicisti i shuan ëndrrën Vuçiqit/ I jep lajmin e keq për Asociacionin!

Nga: M.Haziri Më: 22 qershor 2024 Në ora: 16:04
Emin Azemi

Ngjarje të rëndësishme e kanë përvcjellur vendin tonë këto ditë.

Secila ngjarje ka pasur rëndësinë e vet, e për këto zhvillime në vend për “Bota sot”, ka folur publicisti Emin Azemi.

Ai thotë se Serbia ka kërcënuar në vazhdimsi Kosovën dhe se e njejta është dashur të ruaj stabilitetin e vendit.

Në veçanti Azemi përmendi trysnin për Asociacion, të cilën e sheh të padrejtë dhe aspak të hijeshme për ndërkombëtarët.

Të gjitha këto zhvillime që i përmendët kanë qenë në kufijt e ruajtjes së stabilitetit nga kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe konsolidimit të brendshëm institucional. Trysnia për Asociacionin më duket jo parimore, sidomos kur kjo çështje kushtëzohet me anëtarësim në KiE. Kosova ka bërë hapa të lakmueshëm në fusha të caktuara dhe është e poadrejtë që të gjith këto arritje të bien nën hijen e një çështje, siç është Asociacioni, e cila sa është e imponuar, po aq është edhe e paintegruar në korpusin e temave që kanë të bëjnë me demokracinë, zhvillimin ekonomik e social, reformat në drejtësi, zbutja e papunësisë, frenimi i shpopullimit etj”, shpjegoi ai.

Publicisti në bised e sipër thekson që nuk do të ketë Asociacion pasi jemi afër vitti zgjedhor sepse gjitha palët kalkulojnë që të përfitojnë sa më shumë pikë populliste në elektoratin e tyre.

Pa patur qasje në këtë draft, asgjë nuk mund të themi. Por, nga përvoja mund të supozojmë se ndërkombëtarët do të shfaqin sërish rezervat e tyre, për arsye se ende ekziston një dallim i madh në qasje ndaj Asociacionit. Personalisht mendoj se nuk do të bëhet Asociacioni, sidomos tani kur po i afrohemi vitit zgjedhor, ku të gjitha palët kalkulojnë që të përfitojnë sa më shumë pikë populliste në elektoratin e tyre. Asoaciacioni sërish do të jetë një prej atyre pikëve, për të mire dhe për të keq”, përfundoi publicist Emin Azemi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat