“Krejt farsë janë”, nga Vetëvendosje e “godasin” Hisen Berishën për takimin me ambasadorin Berishaj

Politika

“Krejt farsë janë”, nga Vetëvendosje e “godasin” Hisen Berishën për takimin me ambasadorin Berishaj

Nga: A.Zh Më: 22 qershor 2024 Në ora: 08:23
Deputeti Hisen Berisha, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës Hisen Berisha, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Zagreb, ambasadori Berishaj i ka organizuar atij një pritje përtej protokollit diplomatik.

Madje, ai ka thurur lavde për Berishajn, duke e vlerësuar si njeri me ‘autoritet dhe nder në nivel të lartë’.

“Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin!”, ka shkruar deputeti Hisen Berisha në një postim në Facebook.

Për takimin e deputetit të PDK-së me ambasadorin Berishaj, shkarkimin e të cilit e kërkon kjo parti tash e sa kohë, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Dimal Basha, përcjell Bota sot.

“Në Kuvend e shajnë, e akuzojnë për korrupsion, shpenzojnë mjete kinse për hetime, kurse kur e takojnë, veç përqafime dhe vlerësimet më të larta për të!

Farsë miq, krejt farsë janë”, ka shkruar deputeti Basha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat