Kërkohet t’i ndalohet hyrja në Kosovë/ Profesori me akuza të rënda për Lajçak: Agjent i Serbisë që po synon të…!

Politika

Kërkohet t’i ndalohet hyrja në Kosovë/ Profesori me akuza të rënda për Lajçak: Agjent i Serbisë që po synon të…!

Nga: M.Haziri Më: 21 qershor 2024 Në ora: 18:05
Miroslav Lajçak

Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë sitautën e dialogut edhe më tej.

Lajçak në një intervistë ka thënë se hapja e Urës është objekt i marrëveshjeve të arritur anë Bruksel dhe se hapja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe dakorduar.

Emisari sllovak ka thënë se asnjëherë s’është mirë që partnerët të befasohen.

Ai ka shprehur gatishmëri që ta vendos në axhendë të takimit të radhës në Bruksel nëse Kosova dhe Serbia kanë gatishmëri.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Image
Eshref Ymeri

Ai thotë se shpresa që Ura e Ibrit të hapet pas firores së LVV ishte e pranishme mirëpo që e njejta nuk u arrit të ndodhte.

E për Lajçak, Ymeri thotë që është agjent i Serbisë dhe të njejtit nuk duhet të i lejohet hyrja në Kosovë e aq më pak të merret me ndërmjetësim të dialogut.

Së pari, jam shumë i befasuar se nuk e kam besuar kurrë që Ura e Ibrit qenka e mbyllur edhe pas 14 shkurtit 2021, kur erdhi në pushtet "Vetëvendosja".

Së dyti, Lajçaku, si një agjent i Serbisë, është një faqezi me damkë, për të cilin jam shprehur publikisht në internet se i duhet ndaluar hyrja në Republikën e Dardanisë. Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, pas 14 shkurtit 2021, duhej të ishin deklaruar publikisht për mospranimin e agjentit të Serbisë Lajçak, si ndërmjetës në dialog”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që deklarata e fundit e Lajçak është poshtërim public që Lajçak i bëri Kosovës.

Deklarata e Lajçakut, armikut të Republikës së Dardanisë, se "hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë sitautën e dialogut edhe më tej", dëshmon fare qartë se Republika e Dardanisë nuk qenka shtet i pavarur dhe sovran dhe për ndërmarrjen e çdo veprimi brenda territorit të vet, u dashka të marrë leje nga Serbia fashiste. Ky është një poshtërim publik që agjenti i Serbisë Lajçak i bën Republikës së Dardanisë”, përfundoi Eshref Ymeri për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat