“Kuptojeni o njerëz, mos i votoni këta politikanë”/ ‘Shpërthen’ Halil Geci – tregon mënyrën se si po pasurohen politikanët

Politika

“Kuptojeni o njerëz, mos i votoni këta politikanë”/ ‘Shpërthen’ Halil Geci – tregon mënyrën se si po pasurohen politikanët

Nga: N. Sh. Më: 21 qershor 2024 Në ora: 16:54
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, në Kosovë nuk ka zhvillim e as përparim pasi shteti është udhëhequr me dekada nga njerëz të skenës politike të cilët nuk ishin adekuat për qeverisje.

Geci thotë se, këta njerëz nuk ishin për popull, as për vend, por ata kishin në fokus vetëm interesat e tyre personale.

Ai shton se, të gjithë ata që ishin të rershtuar rreth akademikëve të udhëheque nga Ibrahim Rugova, e kanë ditur se me “Thaçin e Mustafën nuk do të ketë shtet kurrë”.

Sips tij, derisa ishte gjallë Rugova, këta as nuk mund të ëndërronin  që të frymojnë në qeverisje.

“Shefat e këtyre dy partive simotra, LDK-PDK, kanë ardhur në krye të partive dhe të shtetit falë shërbimeve të armiqve të Kosovës, UDB-së dhe shërbimeve ruse, me mbështetjen e politikanëve brenda partive, aq më keqë këta tradhtar i kan lënë të zgjedhurit e tyre mbrenda partive, të cilët për një post politik si deputet, kishin të vetmin qëllim, vetëm për ta plaçkitur e grabitur këte vend, ngase në politikën shqiptare, e vetmja mënyrë për ta vjedhur e plaçkitur shtetin dhe për t’u bërë milionerë, ishte dhe ende është politika”, thotë Geci.

Ai shton se, kjo dukuri ballkanike do të mbetet për një kohë të gjatë në shoqëritë e këtij Gadishulli.

“Sipas studimeve dhe analizave perëndimore e amerikane, Ballkani në përgjithësi e veçmas politikanët shqiptarë, nga politika kanë përfituar pasuri të paparë. Kjo dëshmohet sipas asaj që sot politikanët e Kosovës dhe të Shqipërisë, renditën në mesin e biznesmenëve perëndimorë të cilët nuk kanë fare lidhje me politikë”, shprehet ai.

“Kuptojeni o milet dhe rëndojeni mirë shkopin në zgjedhjet që po vijnë! Mos i votoni milionerët, mos i votoni as fëmijet e tyre, ngase përmes fëmijëve të tyre, ata synojnë ta vazhdojnë avazin e vjetër - hajninë dhe kthimin e Serbisë në Kosovë dhe veçmas në veri”, shton ai.

Veprimtari pohon se, në Kosovë dhe Shqipëri, i vetmi biznes që iu sjell pasuri marramendëse, është politika.

“Prandaj, kjo është arsyeja pse disa nga këta komandantë tentojnë që nëse nuk mund të zgjidhen vetë, me çdo kushtë t’u japin fëmijëve të tyre mundësinë së paku si deputet të hyjnë në parlament dhe e kërkojnë votën e qytetarëve duke i gënjyer votuesit dhe duke u premtuar ndihmë. Kur ia arrojnë qëllimit, pas zgjedhjeve shndërrohen në karakterin e tyre të vëretë (heqin maskat) dhe më  as në telefon nuk  përgjigjen. Mashtruesit e tillë (larg marrin erë) kanë diktuar se zgjedhjet janë afër dhe kanë filluar fushatën nëpër parti të tyre për mbështetjen e fëmijëve të tyre. Po mos ju besoni, kushdo qofshin ata”, përfundon Halil Geci.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat