Çfarë do të ndodhë në takimin Kurti-Vuçiq? Ky është paralajmërimi...

Politika

Çfarë do të ndodhë në takimin Kurti-Vuçiq? Ky është paralajmërimi...

Nga: P.Rudi Më: 21 qershor 2024 Në ora: 14:05
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano si dhe Qeveria e Kosovës kanë konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve.

Edhe ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Por rezultate nga ky takim nuk po pret aspak analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri.

“Nuk pres ndonjë rezultat nga takimi i paralajmëruar me 26 qershor në Bruksel në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë Vuçiq në Bruksel. Ky takim do të mbahet sa për një fotografi që do t'i shërbej më shumë palës ndërmjetësuese, sidomos z.Lajcak për ta arsyetuar zgjatjen e mandatit të tij deri në janar të vitit 2025 si emisar për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë”, shprehet Haziri.

“Thjesht nuk shihet atmosferë e as gatishmëri nga Kosova e as nga Serbia për të lëvizur përpara në përmbushjen e zotimeve që kanë marrë me marrëveshjen e Brukselit dhe sekuencimin e saj në Ohër, sidomos pas ngjarjeve të 24 shtatorit me sulmin terrorist të grupit kriminal të Radojeçiqit ndaj policisë së Kosovës”, deklaron Haziri.

Image
Nexhat Haziri.

Por a mund të këtë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë gjatë këtij mandati të qeverisë Kurti?

“Po ashtu një faktor tjetër që poashtu nuk krijon pritje nga takimi i 26 qershorit, është se Kosova po hynë fazën përgatitore për zgjedhjet parlamentare dhe nuk krijon mundësi e as nuk ka hapësirë për të lëvizur përpara në raport me obligimet e marra nga procesi i dialogut me Serbinë, sidomos në drejtim të krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, një draft-statut të cilin qeveria e Kosovës e ka pranuar”, përfundon analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat