Pse u “zbut” Gjergj Dedaj? Ish-agjenti zbulon detaje: Personi që e rrahu është vrarë në Prishtinë, dy të tjerët...

Politika

Pse u “zbut” Gjergj Dedaj? Ish-agjenti zbulon detaje: Personi që e rrahu është vrarë në Prishtinë, dy të tjerët...

Nga: N. Sh. Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:07
Gjergj Dedaj

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka folur në lidhje me raportimet për rrahje në Qirez gjatë luftës në Kosovë.

Dedaj ka mohuar që është rrahur nga Hashim Thaçi gjatë luftës, duke shtuar se as nuk e kishte parë Hashim Thaçin.

“Hashim Thaçi pasi janë kry krejt ato procedurat, bisedat, përplasjet – me delegacione. Hashimi Thaçi 2-3 orë për mbrapa ka ardhur në Baicë. As nuk e kam pa Hashim Thaçin as Qirez as Baicë. Edhe atëherë janë qetësu gjërat, këna bisedu politikisht”, ka thënë Dedaj.

Dedaj tha se kurrë në jetën e tij askush si ka rënë shuplakë.

Nëse dikush i bie shuplakë, Dedaj tha se nuk jeton më.

 “Çdo njëri i shfaq mendimet e veta dhe ja fusin kot çka të kanë dëshirë, jo shuplaka, kurrë në jetën time s’më ka ra kush shuplakë. As me ja dhanë krejt botën, kurrë në jetën time dhe ai njeri që më bjen mua shuplakë ai dhe unë nuk jetojmë më. Ta provon dikush, as nuk jeton ai as unë”, tha Dedaj.

Ai këtë e kishte mohuar edhe para Tribunalit të Gjykatës Speciale.

Këto deklarata të Dedajt i ka komentuar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari thotë se, Dedaj është shkarkuar nga ish-ambasadori në Maqedoni për keqpërdorim të buxhetit.

Në këtë pozitë ai thotë se ishte emëruar nga Thaçi.

“Ish-zëvendës ministri që u shkarkua për keqpërdorim të buxhetit, keqpërdori në Shqipëri, në Kukës kartelën viza të shtetit, më vonë shkaku i frikës nga Gjykata Speciale u vendos si ambasador i Hashim Thaçit në Maqedoni”, thotë ai.

Miftari thotë se personi që i ka ra shuplakë Dedajt nuk është më gjallë.

“Gjergji i madh ka të drejtë, njeri që i ka ra shpulla në vitin 1998 në shkollën e Baicës, kur Dedaj kishte shkuar me disa shokë e shoqe me ju thanë shqiptarëve dorëzoni armët pasi Serbia nuk mundet ushtarakisht nuk jeton më, është vrarë pas luftës në Prishtinë afër “Tre sheshirave”, por nuk është vra nga Gjergji, ndërsa ata që e kanë poliratë Gjergjin e Madh me hu të gardhit, njëri jeton sot në Prishtinë në lagjen Pejton, kurse tjetri është në Hagë të Holandës”, përfundon Naim Miftari.

Ndryshe, Gjergj Dedaj, gjatë dëshmisë në Hagë është ‘penduar’ për një pjesë të dëshmive dhe deklaratave që i ka dhënë pasluftës.

90% të këtyre deklaratave që i kam bo pas luftës, dmth nuk kam qenë normal dhe në gjendje me thanë të vërtetën… Jeta jonë s’ka vleftë edhe sot që jam këtu thash jam kufomë s`kam asnjë vleftë”- tha Dedaj.

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj është ftuar javën e kaluar në cilësinë e dëshmitarit që të dëshmojë në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. I pyetur nëse i kujtohet që në fund të dëshmisë së tij ai është betuar dhe ka nënshkruar dëshminë e tij pa asnjë kundërshtim, dëshmitari ka thënë se nuk i kujtohet nëse është pyetur për betim e nënshkrim.

“Askush s’më ka pyt për betim, as që kam dhanë asnjë betim. Aty ku është nënshkrimi im edhe m`u rrotllu bota unë e them që është nënshkrimi im, por nuk e mohoj me asnjë çmim”- tha dëshmitari.

Dedaj ka thënë se në shumicën e dëshmive nuk ka qenë në gjendje të mirë psikike.

“Momenti gjendja zhvillimet, situata familjare kur jam marr në pytje në 90% të deklarimeve që i kam bërë pasluftës s’kam qenë normal dhe në gjendje për të thënë të vërtetën. Jam i gatshëm të ballafaqohem me çdo gjë… Jam kufomë, s’kam asnjë vlerë. Nuk e di pse jam gjallë, unë nuk ligshtohem, jam i guximshëm dhe jam i përgatitur për të dhënë jetën”- ka deklaruar Dedaj.

Dedaj ka shtuar se ishte ndaluar në 1998-n në fshatin Qirez të Skenderajt, por më pas është shprehur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës “është heroike dhe ndër ushtritë më të pastra në historinë botërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat