“Vendimi zhgënjyes” që morën Gjermania e Franca kundër Kosovës, politologu spanjoll me deklaratë të fuqishme: Një lëvizje…!

Politika

“Vendimi zhgënjyes” që morën Gjermania e Franca kundër Kosovës, politologu spanjoll me deklaratë të fuqishme: Një lëvizje…!

Nga: Arife Morina Më: 20 qershor 2024 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Çështja e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

Kusht i disa vendeve anëtare të saj, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ishte që Kosova ta çonte së paku për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin.

Në lidhje me këtë temë, në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot”, ka folur politologu spanjoll, Alejandro Perez.

Image
Alejandro Perez

Si fillim, ai tha se ky vendim për shtyrjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE është zhgënjyes.

Sipas tij, një gjë e tillë ishte e ditur, mirëpo që nuk iu komunikua drejt publikut.

Perez vlerësoi se një lëvizje e tillë u bë nga Gjermania dhe Franca, ku me këtë izolim të Kosovës, po i bëjnë ‘nder’ Serbisë e Rusisë.

“Vendimi për shtyrjen e çështjes së anëtarësimit të Kosovës, edhe pse zhgënjyes, ishte në tryezë. Megjithatë, asnjëherë nuk u komunikua drejt publikut. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u përcoll si një "fat i kryer" nga qeveria, gjë që përfundoi jo ashtu. Unë e konsideroj një vendim të paarsyeshëm që synohet të izolojë më tej Kosovën në dobi të Serbisë dhe Rusisë, dhe një lëvizje shumë dritëshkurtër, kryesisht nga Gjermania dhe Franca”, shpjegoi ai.

Po ashtu, opinionisti spanjoll tregoi se kur Kosova mund ta ketë një shans tjetër për t’u anëtarësuar në KiE.

“Bazuar në afatin kohor zyrtar të KiE-së, Kosova do të kishte një shans tjetër për t'u bërë anëtare vetëm në maj të vitit të ardhshëm, përveç nëse presidenca aktuale lituaneze mbledh një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar dhe votuar mbi këtë çështje këtë vit - por dyshoj se sa efektive do të ishte kjo, shkak pozicionet aktuale të shteteve anëtare kyçe të KiE”, përfundoi Alejandro Perez për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat