A është ky shteti që po e detyron Borellin për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës?

Politika

A është ky shteti që po e detyron Borellin për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës?

Nga: P.Rudi Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:41
Josep Borrell

Sipas analistit dhe njohësit të zhvillimeve politike, Gani Qarri, qeveria e Republikës së Kosovës e ka vendosur sovranitetin e plotë në veri të Kosovës.

“Fakti se me veprimet e super-qëlluara, të Qeverisë së Kosovës si ndalimi i organizatave terroriste serbe dhe dëbimi i kriminelëve serb nga Kosova, veprime me të cilat tash e një vit, Qeveria aktuale ka vendosur definitivisht sovranitetin e plotë në veri të vendit, kthyer jetën normale, arritur progres në akceptimin nga minoritarët serb të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe respektimin e rendit e të ligjit, duke konvertuar atje edhe tabelat ilegale serbe të automjeteve në ato kosovare dhe vazhduar aktualisht me ndërrimin e patentë shoferëve dhe dokumenteve personale, nga ilegale serbe, në dokumente legale të Republikës së Kosovës, e cila ka mbajtur njëkohësisht me të gjitha këto të arritura madhore edhe referendumin dhe organizuar zgjedhjet e lira, për votimin e kryetarëve të rinj, në veri, ashtu siç edhe ishte kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, Qeveria aktuale përveçse ka vulosur përjetësisht, sovranitetin e plotë në veri të vendit, i`a ka futur të dy këmbët në një këpucë edhe Josep Borellit, që në raportin e tij, të rekomandojë doemos, heqjen e masave të një anshme të vendosura, para një viti, krejt padrejtësisht ndaj Kosovës!”, shprehet Qarri.

Siç thotë ai, me gjithë plotësimin e gjitha kushteve, Bashkimi Evropian është vonuar me heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat i ishin vendosur më parë.

Image
Gani Qarri

“Parë realisht dhe marrë parasysh ritmin e shpejt të përmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian është vonuar shumë për heqjen e masave, gjë që është dashur të ndodhte që kur u mbajt referendumi, për shkarkimin dhe zgjedhjet e kryetarëve të ri komunal në veri, apo edhe para zgjedhjeve në vendet e BE-së, ndaj i detyruar nga kërkesat e vazhdueshme edhe nga disa vende të fuqishme të BE-së si Gjermania, por edhe presioni i vazhdueshëm nga Qeveria e Kosovës, Borrel tanimë është i detyruar ta dërgojë përfundimisht raportin e tij, bashkë me të cilin, ç`është e drejta, do duhej tu kërkonte publikisht ndjesë, shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, për dëmin që na është shkaktuar, me vendosjen e njëanshme të masave të padrejta dhe mbajtjen e tyre në fuqi, kaq gjatë, kur dihet botërisht se ka kohë, që Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe plotësuar kërkesat në plotëni të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar!”, shton analisti Qarri.

“Kështu që, duke qenë se vendet e fuqishme të BE-së si Gjermania, mund ta kenë detyruar përfundimisht Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell, që të dal me rekomandim pozitiv, për heqjen e menjëhershme të masave të padrejta ndaj Kosovës, apo edhe shkallë-shkallë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili personalisht duket se është kundër heqjes së tyre, ka reaguar me dozë mjaft të lartë nervoze, ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me rekomandimin e mundshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Madje, deklarata e Zëvendëskryeministrit të Kosovës, e ka nervozuar aq shumë Peter Stanon, sa që duke parë se edhe masave të njëanshme të BE, tanimë po u vije fundi, dhe ai personalisht është vetëm një zëdhënës i përkohshëm dhe nuk mund t`ua zgjasë atyre-afatin, i revoltuar edhe nga dështimi i bashkëkombësit të tij pro-serb Mirosllav Lajçak, në dialogun Kosovë-Serbi, shkoi deri atje, sa u shpreh me cinizëm të pa lejuar në gjuhën diplomatike, se si “Nuk na duhet dikush nga jashtë të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret e heqjes së masave”, duke harruar i gjori, se masat e vendosura padrejtësisht dhe njëanshëm nga BE, kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me Kosovën dhe rrjedhimisht, përfaqësuesit e saj, kanë të drejtën e plotë të deklarohen, shprehen me optimizëm, dhe presin me entuziazëm heqjen e tyre”, deklaron Qarri.

Ai thotë se është momenti i fundit pëe heqjen e masave ndëshkuese për Kosovn nga BE.

“Kjo edhe për faktin se, ashtu siç e di edhe vet Peter Stano, ato edhe ashtu, nuk ishin masa të përjetshme, por vetëm masa të përkohshme, dhe si të padrejta dhe të vendosura njëanshëm nga BE, duhet dhe do të hiqen, patjetër, deshi apo jo Stano dhe vet Përfaqësuesi i Lart apo edhe ndonjë nga vendet cinike mosnjohëse, anëtare të BE-së”, përfundon Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat