“Policia e veriut ka qenë nën komandën e Vuçiqit”/ Eksperti zbulon detaje për veriun

Politika

“Policia e veriut ka qenë nën komandën e Vuçiqit”/ Eksperti zbulon detaje për veriun

Nga: N. Sh. Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:06
Policia e Kosovës

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, Policia e shtetit është institucioni që i jetëson ligjet dhe kushtetutën e shtetit, nga i cili paguhet.

Sipas tij, policia gjatë punëve të saja të përditshme 24 orëshe, është i vetmi institucion që në bazë të ligjeve, i bartin përpos uniformave edhe armët si pjesë përbërëse të tyre në kryerjen e detyrave të përditshme.

Eksperti thotë se policia e Kosovës e cila vepron në veri po i kryejnë detyrat e tyre me suksese të mëdha dhe në të vërtetë po e luftojnë krimin ashtu si duhet dhe si e parashohin ligjet e Kosovës.

“Po shohim ditë e përditë se në veri po zbulohen krime të ndryshme të rënda në përmasa të mëdha, sikur që u gjenden sasi të mëdha të armëve në shumë vende e që u njoftua opinioni, dhe tani në ato pjesë po luftohen të gjitha dukurit kriminale si kontrabanda, droga, korrupsioni, e shumë lloje tjera të krimit që i janë të njohura opinionit, gjë që këtë luftim janë duke e përkrahur e tërë popullata e atij vendi”, thekson ai.

Ai shton se policia serbe që ishte më herët në veri, nuk i kanë luftua kërto dukuri kriminale.

“Tani po vërehet se ajo ish polici serbe në ato pjesë të veriut i paskan kontribue situatës së tendosur serbe të krijuar në ato territore të veriut, dhe paskan qenë nën komandën e regjimit të Vuçiqit, dhe si u pa me lëshimin e policisë serbe ata udhëheqës u dekoruan nga vetë Vuçiqi, dhe sikur që u dëshmua edhe sulmi terrorist më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveqanit, e që për atë sulm ata pjesëmarrës kanë ushtruar gjatë në ato vende, dhe e kanë bërë strehimin e asaj sasie marramendëse të armatimit të rëndë që në tërësi u konfiskua në vlerë rreth 5000,000 euro”, potencon ai.

Sipas tij, situata e tanishme në veri është shumë në nivel të sigurisë së lartë.

Gjithashtu në tërë territorin e Kosovës duhet të jetë përqindja e popullatës shqiptare në Kosovë e përfaqësuar edhe në pjesët e veriut, çka do të thotë se nëse popullata serbe është rreth 5% ky numër duhet të jetë i shpërndarë në tërë Kosovën, e jo me ata 5% të mbulohet i tërë territori i veriut të Kosovës, që i bien se në ato pjesë policët shqiptar nuk janë të përfaqësuar fare apo është një numër tepër i vogël 2-3 polic në pjesët e veriut, sepse sikur të ishte më parë, nga çlirimi e deri më tani policia me përqindje shqiptare në ato pjesë, të gjitha gjasat do të ishin se nuk do ta kishim këtë gjendje sikur u ballafaquam vitin e fundit, me krime të rëndësishme, si kontrabanda, droga, korrupsioni, sulmi terrorist i përgatitur para shumë kohe edhe në brendësi të territorit të Kosovës”, thotë eksperti.

Tërnava pohon se, tash po dëshmohet vazhdimësia e aksioneve antikrim, nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në veri të vendit, se përfundimisht, ka qenë politika e gabuar, mbase edhe e lidhur ngushtë me krimin e organizuar që për gati dy dekada nuk ka vepruar në këtë pjesë të territorit të shtetit, por për përfitime kriminale është toleruar për të vepruar atje nëntoka kriminale politike dhe multi etnike, e cila është forcuar deri në atë masë, e instrumentalizuar dhe ndikuar nga Serbia që kemi ardhur në situatë të na rrezikohet edhe sovraniteti dhe integriteti i shtetit.

“Në të ardhmen, edhe nëse ndodhë pajtimi mes dy shteteve, duhet të shfrytëzohet përvoja me të cilën jemi ballafaquar sikur u shpjegua me lartë, dhe në ato pjesë të katër komunave serbe të jetë e pranishme përqindja e policisë shqiptare të Kosovës, në përqindje me popullatën e Kosovës, dhe në shumë komuna me shumicë shqiptare, të ketë edhe përfaqësues serbë në përqindje të pranisë së tyre në Kosovë, sepse këtë të mirë po e dëshmon koha dhe situata me të cilën u provuam, dhe vetë tani shumica e popullatës po bashkëpunojnë mirë me policinë e Kosovës, po i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të RKS, po i nxjerrin dokumentet kosovare si patentë shoferët”, përfundon eksperti Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat