Bëhen gati armët bërthamore! A po shkon bota drejt luftës shkatërruese?

Politika

Bëhen gati armët bërthamore! A po shkon bota drejt luftës shkatërruese?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 19 qershor 2024 Në ora: 20:59
Ilustrim

Bota aktualisht është ‘jashtë binarëve’.

Lufta në Ukrainë ka bërë që vendet evropiane të ‘alarmohen’ mbi sigurinë e tyre, e që Rusia qëndron prapa saj, duke pasur edhe mbështetjen e Kinës, pastaj edhe lufta në Gaza, e cila po vazhdon pavarësisht thirrjeve për armëpushim.

Poashtu, edhe në Ballkan kemi kërcënime të vazhdueshme nga Serbia ndaj Kosovës dhe Bosnjës. Madje, ata po blejnë edhe armatim nga Rusia e Kina.

Në gjithë këtë situatë temë dikutimin janë edhe armët bërthamore, e që dihet fuqia e tyre.

Këto së fundi, përveç Putinit si kundërpërgjigje janë përmend edhe nga kreu i NATO-s.

Kurse, të hënën që kaloi, NATO-ja ka njoftuar se do t’i nxjerr armët bërthamore nga magazinimi, duke i vendosur në gatishmëri përballë një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina.

Kështu ka bërë të ditur, kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, për gazetën britanike Telegraph.

Por, sa është e rrezikuar Kosova pas tensioneve që mund të ketë NATO dhe Rusia?

Dashevci: Nuk mendoj se do të ketë ballafaqim bërthamor në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast të vetëm

Image

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se përderisa Putinin dhe Kim Jong Un-i janë në pushtet bota demokratike do të jetë në rrezik.

Derisa, ai thotë se kërcënimet e Putinit me armë bërthamore janë mbesin vetëm kërcënime dhe jo më shumë se aq.

“Vigjilenca nuk ka alternativë sipas mendimit tim sepse për sa kohë Ptutin është në pushtet ose Kim Yong në Korenë Veriore bota demokratike është në rrezik.

Nuk mendoj se do të ketë ballafaqim bërthamor në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast të vetëm, sepse kërcënimet e Putinit do të mbeten vetëm kërcënime dhe asgjë më shumë se kaq.

Qëllimi i tij(Putinit) është përfitimi në bisedimet eventuale (sa më shumë territor në Ukrainë) me këto kërcënime tenton ta bindë botën demokratike (NATO dhe BE ) si taktikë të tij”, thotë ai.

Elezaj: Moska përmes Serbisë po dëshrion të shtrijë ndikimin e saj në Bakllanin Perëndimor, duke e destabilizuar Kosovën dhe veriun

Image

Analisti Rexhep Elezaj, për “Bota sot”, shprehet se agresioni rus në Ukrainë, në masë të madhe e ka ndryshuar hartën politike dhe ushtarake në Evropë, duke shkaktuar një pasiguri në Evropë, duke shtuar se kërcënimet e vazhdueshme të Putinit se do të përdor armë bërthamore, detyroi edhe NATO-n t’i nxjerr armët dhe arsenalin e saj bërthamorë, si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve ruse.

“Është çështje mjaft komplekse të japësh mendime lidhur me vendimet e krerëve ushtarak të NATO-s, që nga magazinat e tyre t’i nxjerrin jashtë armët bërthamore, mbase të detyruar, siç thotë sekretari i kësaj Aleance, z. J. Stoltenberg, nga kërcënimi i Rusisë dhe që përballë këtij rreziku janë detyruar t’i vendosin ato në pozicione mbrojtëse. Ngase siç dihet, presidenti kriminel rus, V. Putini, qëkur e ka filluar agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, nuk ka kaluar ditë pa e kërcënuar Perëndimin dhe NATO-n, me sulme bërthamore, në rast të humbjes së tij në Ukrainë. Sido që të jetë, është fakt i gjallë, se agresioni rus në Ukrainë, e në masë e ka ndryshuar hartën politike dhe ushtarake në Evropë me fillimin e luftës në truallin e saj, kundër një vendi sovran dhe anëtar i OKB-së, pasi që vetë Moska zyrtare e kishte pranuar pavarësinë e saj në vitin 1991”.

“Andaj, agresioni rus në Ukrainë, i filluar me 22 shkurt 2022, ka shkaktuar frikë dhe pasiguri në Evropë, i filluar pa asnjë shkak të arsyeshëm, përveç se i nxitur nga motivet hegjemoniste të Rusisë fashiste, e cila humbjen e kolonive të saja me rastin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik (BRSS) në vitin 1991, kur pas disa dekadave po përpiqet që ta ribëjë edhe njëherë Rusinë e madhe dhe cariste, duke e pushtuar Ukrainën, Bellorusinë, Poloninë, shtetet baltike deri në Finlandë, dhe në lindje deri në Azerbejxhan, Afganistan etj.

Prandaj, duke i parë këto rreziqe reale nga regjimi kriminal i Putinit, kërcënimet e tij të vazhdueshme me përdorim të armëve bërthamore si dhe me shkatërrimin barbarë të Ukrainës, dhe duke e kuptuar se Moska zyrtare nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga Ukraina, veçse më tutje vazhdon me kërcënime të reja ndaj Evropës, sidomos disa shteteve në kufij të saj, Aleanca veri-atlantike, NATO-ja, pa asnjë dilemë, është gjendur para çmendurisë pushtuese ruse, duke e detyruar që në mbrojtje të popujve dhe shteteve, anëtare të NATO-së, t’i nxjerr nga depot armët dhe arsenalin e saj bërthamorë, si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve ruse.

Mirëpo, ajo që askush në Evropë nuk e dëshiron, është ikja dhe shmangia nga fillimi i luftës së tretë botërore, e cila për gjithë Evropën dhe botën mbarë, do të ishte fundi i civilizimit njerëzor si dhe shkatërrim i plotë i mbarë botës. Madje, ka shumë analistë të cilët para shumë viteve kanë paralajmëruar për rrezikun e fillimit të Luftës së Tretë Botërore, por falë maturisë se krerëve të vendeve të fuqishme perëndimore në krye me Amerikën, e kanë shmangur këtë rrezik përmes një strategjie balancuese politike dhe ushtarake, duke i ndihmuar ushtarakisht Ukrainës që të mbrohet nga agresioni rus, por duke mos dërguar trupa këmbësore me ushtarë të NATO-s, të vetëdijshëm se një akt i tillë do ta vente botën para rrezikut të Luftës së Tretë Botërore”, shpjegon Elezaj.

Në fund, ai thotë se Moska përmes Serbisë po dëshrion të shtrijë ndikimin e saj në Bakllanin Perëndimor, duke e destabilizuar Kosovën dhe veriun.

Sipas tij, ky është skenari ruso-serb për vitet dhe dekadat e ardhshme, që edhe njëherë ta pushtojnë gjysmën e Evropës.

"Mjerisht, duhet cekur, se në favor të politikës hegjemoniste ruse kundrejt Evropës, qëkur ka filluar lufta në Ukrainë, është regjimi fashist i Beogradit, në krye me racistin A. Vuçiq, i cili përmes politikës së “dy karrigeve” vazhdon ta ndihmojë Moskën zyrtare për ta shtrirë ndikimin e saj në Ballkanin perëndimorë, herë duke e destabilizuar Kosovën në veriun e saj, herë duke e nxitur secesionizmin dhe daljen e Republika Srpska nga Bosnja, gjithnjë në favor të krijimit të Serbisë së madhe (Botës serbe), e cila me fitoren e Rusisë në Ukrainë do t’i bashkëngjitej Rusisë së madhe, për t’i shtrirë kufijtë e saj/tyre nga Banjalluka, në Pragë, Budapest, Bratisllavë, Varshavë, Vilnus, St. Petersburg, Helsinki, Riga e deri në Murmansk. Ky është pra, skenari ruso-serb për vitet dhe dekadat e ardhshme, që edhe njëherë ta pushtojnë gjysmën e Evropës, nga jugu në veri të saj, siç bëri dikur regjimi kriminal komunist rus në krye me Stalinin dhe diktatorët tjerë sllavo-komunist-ortodoks", përfundon analisti Rexhep Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat