Djegia e flamurit kuqezi nga tifozët serbë, vjen thirrja e ashpër për Edi Ramën: Duhet të reagojë pasi në të kundërtën...

Politika

Djegia e flamurit kuqezi nga tifozët serbë, vjen thirrja e ashpër për Edi Ramën: Duhet të reagojë pasi në të kundërtën...

Nga: M.Lakna Më: 19 qershor 2024 Në ora: 08:04
Pamje nga përleshja

Tifozët e Serbisë kanë djegur flamurin kuqezi të Shqipërisë dhe atë të Anglisë, të dielën para fillimit të ndeshjes Serbi-Angli për Grupin D në Euro 2024.

Kjo gjë ngjalli reagime të shumta në opinion e sidomos tek përfaqësuesja shqiptare në kampionatin evropian.

Madje, kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka u kritikua edhe për aplikimin e përbashkët me Serbinë, në i Kampionatit Evropian të U-21 "Euro 2027".

Në lidhje me këtë temë, për gazetën “Bota sot”, foli njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani. Ai tha se kjo e tregon urrejtjen e vazhdueshme të Sebisë ndaj shqiptarëve.

Një veprim i tillë nga serbët tregon qartë se Serbia e ka të vazhdueshme urrejtjen ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti”, u shpreh ai.

Image
Amir Shabani

Sipas Shabanit, kryeministri Edi Rama duhet të reagojë për veprimet e tilla, pasi në të kundërtën dështon edhe organizimi i përbashkët i Kampionatit Evropian te U-21 "Euro 2027".

Kryeministri Edi Rama nuk duhet lejuar një veprim të tille nga Serbia, pasi që i njëjti shfaqet i afërt me presidentin Vuçiq dhe si ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë. Në të kundërtën, organizimi i përbashkët i Kampionatit Evropian te U-21 "Euro 2027" do dështojë dhe do ngris konflikte të reja edhe në sport”, u shpreh ai. 

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur të hënën se ka reaguar zyrtarisht në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) për shfaqjen e flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”, gjatë ndeshjes Serbi-Angli, në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2024.

Shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si Euro 2024 është e pakuptimtë dhe absurde. Përmes thirrjeve të tilla dëshmohet urrejtja e mbjellë në opinionin publik në Serbi ndaj fqinjve të saj”, thuhet në komunikatë.

FFK-ja ka kërkuar që ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, të merren masa të ashpra disiplinore.

“Thirrjet kundër shtetit të Kosovës në një event madhor si Euro 2024 janë motivim për grupet nacionaliste dhe kërcënojnë sigurinë, edhe ashtu të brishtë të rajonit”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar që përgjatë ndeshjes Serbi-Angli janë dëgjuar thirrjet si “Kosova është Serbi” dhe që para ndeshjes është djegur flamuri i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat