Përpjekja e perëndimit e dështuar me Serbinë – Kosova nën masa, Serbia formoi Qeveri pro-ruse!

Politika

Përpjekja e perëndimit e dështuar me Serbinë – Kosova nën masa, Serbia formoi Qeveri pro-ruse!

Nga: N. Sh. Më: 18 qershor 2024 Në ora: 23:10
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka kritikuar emisarët e SHBA-së.

Ai thotë se Kosova e kishte pritur me entuziazëm ardhjen e presidentit Joe Biden.

Ai shton se gjatë këtyre viteve të fundit nuk u ndihmua pothuasje asgjë Kosova nga emisari Escobar.

Maxharraj thotë se më nuk koha briliante e Olbrajt, Bushit të vjetër e të riut, të cilët e kërcënonin Serbinë me vija të kuqe.

Ai kujton edhe deklaratën e Bushit që në Tiranë kishte thënë se “kur po e doni pavarësinë e Kosovës”.

“Presioni i emisarëve amerikan i papresedan ndaj Kosovës, sidomos për themelimin e Asociacionit një etnik. Të gjithë këta emisarë amerikan sikur po i humbin nervat duke i dalë zot Serbisë për themelimin e Asociacionit, i cili është thikë pas shpine për Kosovën, qoftë ai pa kompetenca apo me kompetenca ekzekutive”, thotë ai.

Maxharraj thekson se kriminelët serbë do ta keqpërdorin Asociacionin në të ardhmën duke manipuluar me pozitën e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, kështu i kovenon Vuçiqit, pra ndarja e Kosovës dhe korigjimi i kufijve.

“Kësaj doktrine të Serbisë, po i nënshtrohen ndërkombëtarët, dukemos e qortuar apo në vazhdimësi duke e përkëdhelë gjoja për të ofruar Serbinë nga perëndimi e jo nga linja”, pohon ai.

Sipas tij, përpjekja e ndërkombëtarëve për të kthyer Serbinë nga perëndimi është e dështuar.

“Ishte një investim i kot, për gati katër vite të përuljes së perëndimit ndaj Serbisë, kurse Serbia haptasi është rreshtuar kah lindja dhe Putini, i cili e dirigjon Serbinë në çdo aspekt, sepse de facto Rusia është e pranishme si në shtëpinë e vet në Serbi, por Serbia është ofruar fort edhe me Kinën në çdo fushë”, thotë Maxharraj.

Profesori përmend edhe krijimin e qeverisë serbe të cilën e quan pro-ruse.

“Në qeverinë serbe ka figura pro ruse siç është Aleksandar Vulin, ish lider i BIA-s, një pro rus i përbetuar me lidhje të forta me Rusinë por edhe i sanksionuar nga thesari amerikan e i futur në listën e zezë të Amerikës, i cili u emërua zv. kryeministër, por edhe Nenad Popoviqi e shumë të tjerë...”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat