“Referendum” për emrin e Kosovës, profesori: Republika e Dardanisë do ishte dhe një “grusht i fortë” politik për Serbinë gjenocidiale

Politika

“Referendum” për emrin e Kosovës, profesori: Republika e Dardanisë do ishte dhe një “grusht i fortë” politik për Serbinë gjenocidiale

Havë Orana Xhukolli Nga Havë Orana Xhukolli Më 18 qershor 2024 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, njëri ndër themeluesit e shtetit, që njihet edhe si arkitekti i pavarësisë së Kosovës, gjithmonë pas vetes mbante shtetin dardan. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, e cila ishte mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake, që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.

Por, sa a është ndjekur dhe a po ndiqet rruga që e la pas Presidenti Rugova, tashmë është e kuptueshme. Pasardhësit e tij në partinë që Rugova e formoi, LDK-në, kanë zgjedhur rrugën tjetër, duke mbajtur qëndrim krejt tjetër. Madje edhe simbolet që presidenti Rugova i deshi aq shumë, nuk u përdorën për shtetin e Kosovës.

Por, a është i mundshëm dhe i realizueshëm organizimi i një referendum për zëvendësimin e emrit Kosovë me emrin historikisht tradicional, Dardani?

Zogaj: Kosova është territori qendror i lulëzimit të Dardanisë

Image
Skender Zogaj

Lidhur me këtë çështje, kanë folur për ‘Bota sot’ njohës të ҫështjeve politike. Kështu, njëri ndër njerëzit e afërt të Presidentit Rugova, Skender Zogaj ka folur për ҫështjen e emrit të Kosovës.

Çështja e emrit të Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë një preokupim  vazhdimisht aktual sepse i përket ndërlidhjes së etnikumit të shqiptarëve  të sotëm, që historikisht dihet se pos shtratit etnologjik që e kanë pasur në hapësirën e quajtur Dardani, nga e cila e kanë edhe shenjën kryesore edhe të identitetit dhe të trashëgimisë së veçanti historike, shpirtërore e materiale! Pra Dardania është emri që shpreh plotkuptimsinë e pasardhësve të Dardanëve, të cilët pa dashjen e tyre sot ndodhen në realitetin gjeografik me shumë emra që janë rikrijuar brenda hapësirës së dikurshme territoriale  të quajtur Dardani”, thekson Zogaj.

Zogaj vlerëson se Kosova është territori qendror i lulëzimit të Dardanisë, prandaj sentimenti i shqiptarëve është fuqishëm i ndërlidhur emocionalisht me emërtimin tradicional Dardania, dhe kurrë nuk kanë hequr dorë prej saj.

“Duke qenë kështu, insistimi që emri Kosovë të zëvendësohet me emrin Kosovë, është një e drejtë e padiskutueshme, madje-madje shumë e arsyeshme, sepse vetëm kështu do të rehabilitohej e drejta e emërtimit të tjetërsuar historik të shqiptarëve në tokën e tyre etnike! A mund të bëhet dhe a duhet të bëhet kjo”, thekson Zogaj.

Sipas tij, kjo është e realizueshme që në çastin kur Kosova të finalizojë lirinë dhe pavarësinë e saj të plotë.

“Standardizimi i shtetësisë së Kosovës është faktor i rëndësishëm për infrastrukturën e nevojshme ligjore e cila nuk është lehtë të krijohet sepse, është e kushtëzuar nga realiteti i sotëm i shtrirjes kombëtare të shqiptarëve, pa qëndrimin unik të të cilëve Kosova nuk do të duhej të ndryshonte emrin!  Pra, kushti kryesor është qëndrimi gjithëkombëtar dhe kur kjo arrihet, ndryshimi bëhet lehtë me një referendum në planin e brendshëm kombëtar dhe me bisedime për arritjen e marrëveshjes edhe në planin ndërkombëtar, ku arrihet implementimi i ndryshimit të emrit evidentimi në dokumentet përkatëse dhe përdorimi i emrit të ri ndërkombëtarisht”, vlerëson analisti Zogaj.

Mehazi: Mjafton që në kushtetutë Kosova të quhet Dardani

Po ashtu, për këtë ҫështje ka folur edhe profesori nga Maqedonia, Sulejman Mehazi. Ai vlerëson se, veprim shumë i mirë i Qeverisë së Kosovës do të ishte sikur të realizonte një referendum për zëvendësimin e emrit Kosovë me emrin e origjinës historike, gjuhësore tradicionale ilire Dardani.

Image
Sulejman Mehazi

Republika e Dardanisë do ishte dhe një grusht i fortë politik për Serbinë gjenocidiale e cila emrin e Kosovës e shfrytëzon si djep të Serbisë e ky djep serbë me emrin Dardani njëherë e përgjithmonë do zhdukej si politikisht, po ashtu edhe historikisht e gjeografikisht si emër që do Serbia e Vuçiqit”, vlerëson profesori.

Ai thotë ndër të tjera se nëse grekët quhen Helas, pse Kosova mos të quhet Dardani. Ai përmend disa raste kur shtete të ndryshme quhen ndryshe dhe brenda kushtetutës së tyre emërtohen sipas identitet gjuhësor dhe historik të tyre.

Nëse grekët si popull brenda kushtetutës  zyrtarisht quhen Helas pse dhe Kosova me kushtetutën e saj mos të quhet Dardani?! Nëse Kroacia sipas kushtetutës së saj quhet Hrvatska, ndërsa ndërkombëtarisht quhet Kroacia, pse dhe Kosova mos të quhet Dardani. Shumë shtete në botë ndërkombëtarisht emërohen ndryshe, kurse brendësisht me kushtetutë emërohen sipas identitetit gjuhësor e historik të tyre, argumentet janë të shumta, si shembull marrim Gjermaninë e cila emërohet në tri forma: Gjermani, Aleman, Deuchland., Hungari-Maxharska, etj.etj. edhe nëse ndërkombëtarët nuk pajtohen me emrin e ri Dardania le ta emërojnë, Kosova, mjafton që në kushtetutë Kosova të quhet Dardani”, thotë Mehazi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat