Pse dialogu u kthye në kërcënime të armëve dhe dronëve? Deklarohet profesori: E kundërta është lufta!

Politika

Pse dialogu u kthye në kërcënime të armëve dhe dronëve? Deklarohet profesori: E kundërta është lufta!

Nga: N. Sh. Më: 17 qershor 2024 Në ora: 18:18
Aleksander Vuçiq dhe Albin Kurti

Dialogu Kosovë-Serbi e ka humbur frymën e paqës dhe tashmë është i skaduar.

Kështu ka thënë për dialogun analisti politik profesor Sulejman Mehazi, i cili shton se, dialogu paqësor është khtyer në monologje kërcënimesh.

“Lirisht mund të themi se dialogu, Kosovë-Serbi, është veç i skaduar disi e ka  humbur ngjyrën dhe frymën e paqës dhe se dy shtetet fqinje dialogun paqësor janë duke e kthyer në monologje kërcënimesh e armësh në mes veti”, thotë ai.

Ai shprehet se, BE-ja e SHBA-ja kanë hequr dorë nga serioziteti i marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.

Sipas tij, duket se më shumë po nxisin Serbinë për një luftë të dytë territoresh në mes Vuçiqit dhe Kurtit.

“Si mund të ketë dialog paqësor kur në njërën anë presidenti i Serbisë, Vuçiqi, me Kosovën brenda kushtetutës serbe kërcenohet se kurrë nuk do ta njoh Kosovën, kurse në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Kurti, në mënyrë fanatike mbron kushtetutën e Kosovës në veri të vendit”, shton ai.

Ai madje pohon se, e keqja më e madhe është se ndërkombëtarët disi e miklojnë Serbine për krijimin e asociacioneve serbe jashtë kushtetutës së Kosovës në formën e një mini-republike serbe në Kosovë.

“BE-ja dhe SHBA ishin ata që e krijuan Kosovën, kurse tani për ta pajtuar Serbinë ruse bëhen psikolabile ndaj kushtetutës dhe sovranitetit territorial të Kosovës”

“Qartë vërehet se dialogu paqësor do të zëvendësohet me monologje armësh, bombardimeve, avionëve e dronëve bajraktar, e kundërta e dialogut është lufta”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat