Armatimi në veri të Kosovës/ Paralajmërimi: Serbët synojnë trazira të reja, presin urdhrin nga Vuçiq

Politika

Armatimi në veri të Kosovës/ Paralajmërimi: Serbët synojnë trazira të reja, presin urdhrin nga Vuçiq

Nga: P.R. Më: 17 qershor 2024 Në ora: 08:03
Pamje nga konfiskimi

Policia e Kosovës sërish ka konfiskuar një arsenal armësh gjatë një operacioni në veri të vendit, të cilat lidhen me dy pjesëtarë të grupit që kreu sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në fshatin Banjskë, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre terrorist serb të armatosur.

E konsiderojmë që këto dy lokacione kanë emra, do të thotë janë të lidhur me lokacionin e parë me Marjan Radojeviç ndërsa lokacioni i dytë lidhet me Zharko Cvetkoviç, që të dytë janë në kërkim për rastin e Banjskës. Ne konsiderojmë që ky armatim dhe këto pajisje gjinden aty për një kohë më të gjatë”, tha gjatë një konference shtypi zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

E sipas analistit dhe njohësit të zhvillimeve politike, Faton Mehmeti, veriu i Kosovës është i mbushur me armatim serb.

Serbia që 25 vjet ka grumbulluar armë në veri, sigurisht se janë mbledhur shumë armë atje. Andaj, konfiskimi nga policia e Kosovës i armatimit atje nuk është për tu habitur, ka dhe shumë armatim”, shprehet Mehmeti, sipas të cilit, serbët synojnë trazira të reja në veri të Kosovës.

Serbët atje janë të armatosur, ata janë një strukturë e rrezikshme që presin urdhra nga Vuçiqi për të filluar trazirat, paguhen nga Beogradi dhe terroristi Radojeçiqi”, thekson Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai kritikon edhe njëherë qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, pavarësisht sjelljeve të saj karshi Kosovës.

Fatkeqësisht, Kosova nuk e ka theksuar shumë gjetjen e armatimit atje, duhet bërë sa më shumë propagandë që bota të sheh më qartë se çfarë është në gjendje të bëj Beogradi dhe prapavijat e saja për trazira.BE hesht sepse e ledhaton Serbinë, mirëpo Kosova duhet që të jetë me e zëshme në promovimin e arsenalit të armëve e që kanë synim trazira të reja”, përfundon analisti Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat