Flet sekretari amerikan i mbrojtjes, tregon nëse Kosova do të jetë pjesë e NATO-së

Politika

Flet sekretari amerikan i mbrojtjes, tregon nëse Kosova do të jetë pjesë e NATO-së

Nga: H.O. Më: 15 qershor 2024 Në ora: 19:57
Ilustrim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në një intervistë të dhënë në konferencën për shtyp, pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Belgjikë, është pyetur nga gazetarët që disa shtete europiane nëse do të jenë pjesë e NATO-së.

Në këtë rast është pyetur edhe për Kosovën, dhe sekretari amerikan ka dhënë përgjigjen e tij.

Nga gazetarët ai është pyetur, se vendet si Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova dhe Moldavia që kanë qenë në çdo ose pothuajse çdo takim të Grupit të Kontaktit për dy vitet e fundit, a ju kanë dëshmuar ata ose të tjerët në grup se janë gati për anëtarësim në NATO ose ndoshta t'i jepet statusi i madh aleat jo-NATO i Shteteve të Bashkuara?

Ai ka deklaruar se për tu anëtarësuar në NATO, ka kushte që këto vende duhet t’i plotësojnë. sekretari amerikan nuk ka folur për përparimin e ndonjë vendi në veqanti, mirëpo ka thënë se NATO ka një politikë të dyerve të hapura dhe kur anëtarët vendosin të sjellin vende të reja, atëherë ata do të votojnë.

“Epo, ju e dini, ky është -- siç e dini, ka një proces që -- ka kushte që vendet duhet të plotësojnë për t'u bërë anëtare e NATO-s, dhe ky është një proces mjaft mirë i përcaktuar. Dhe kështu -- dhe unë nuk do të përpiqem të vlerësoj përparimin e ndonjë vendi, e dini, sipas këtyre linjave këtu sot, por përsëri, mendoj se gjithmonë do të ketë vende që do të aspirojnë të jenë anëtare të NATO-s. Dhe NATO ka një politikë të dyerve të hapura. Dhe kështu, ju e dini, në një moment në kohë, nëse 32 anëtarët vendosin se duan të sjellin vende të tjera, atëherë na takon ne të votojmë, kështu”, është përgjigur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat