Ky vendim i Serbisë po cilësohet ‘alarm’ për Ballkanin – vjen paralajmërimi: Synim e ka Kosovën!

Politika

Ky vendim i Serbisë po cilësohet ‘alarm’ për Ballkanin – vjen paralajmërimi: Synim e ka Kosovën!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 15 qershor 2024 Në ora: 18:03
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Sot, siguria në Ballkan është vënë në diksutim.

Madje, Serbia po synon ta bëjë “Botën serbe”, me bashkimin e republikave serbe.

Ajo në krye të insitucioneve po vendos njerëz të cilët kanë lidhje me Putini ne Rusisë.

I sanksionuar nga SHBA, Aleksander Vulin, i cili deri tash ishte shef i BIA-s serbe, nuk është më. Ai u zëvendësua me një tjetër.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në mbledhje ka miratuar zyrtarin dhe deputetin e Partisë Progresive Serbe (SNS), Vladimir Orliq që të emërohet drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Por, çfarë mesazhi është ky për Kosovën?

Mehmeti: Emërimi i Vladimir Orliqit si shef i BIA-s, partisë në pushtet në Serbi, dëshmon për synimet e Vuçiqit

Analisti Faton Mehmeti në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se ky veprim i presidentit serb dëshmon qartë synimet e Serbisë duke shtuar se target është Kosova.

Image
Analisti Faton Mehmeti

Sipas tij, edhe arrestimi i dy të dyshuarve shqiptarë që ‘punonin’ për BIA-n serbe, iu ka kushtuar atyre.

“Emërimi i Vladimir Orliqit si shef i BIA-s, partisë në pushtet në Serbi, dëshmon për synimet e Vuçiqit dhe Serbisë për të forcuar edhe më shumë këtë shërbim famëkeq. Sigurisht se Kosova është target dhe synim kryesor i tyre, futja e sa më shumë njerëzve të BIA-s në Kosovë është edhe pjesë e planit të tyre. Arrestimi i dy të dyshuarve në Kosovë, ka kushtuar me ndryshimet në BIA, me largimet në heshtje të bashkëpunëtorëve tjerë nga Kosova nga ky shërbim, nga frika e zbulimit. Andaj, ndryshimet shihen edhe si sinjal për të tjerët se do të kenë mbrojtje nga partia në pushtet në Serbi”, shprehet ai.

Elezi: Serbia, satelit i Rusisë për cenimin e sigurisë

Kurse, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se Vladimir Orliqi u emërua shef i BIA-s për shkak se ai ishte personi i cili mbante kontakte të vazhdueshme me Putinin dhe Moskën, madje tregon qartë se Serbia është duke u përgatitur fuqishëm me struktura dhe persona për të cënuar sigurinë në Ballkan dhe më gjerë.

“Fakti se Qeveria e Serbisë, institucionet dhe vet presidenti i saj po bën përforcime dhe po merr veprime të cilat kanë të bëjnë me çështje e sigurisë, konkretisht së fundmi në bashkëpunime me kryeministrin serb kanë vendosur që të propozojnë në krye të Agjencisë së Shërbimeve të Informacionit, Vladimir Orliqin, një person i cili ka qenë po ashtu i kontrolluar në koordimin të vazhdueshëm për veprimet e tij me Putinin dhe Moskën.

Ky veprim i Serbisë, tregon qartë se Serbisë është duke u përgatitur fuqishëm me struktura dhe persona të cilët janë të kontrollluar nga Putini, me një fjalë, është dëshmi e saktë se Vladimir Putin, është përgjegjës për dhunën në Ukrainë dhe veprimet e tjera që kanë të bëjnë me cenimin e sigurisë së shteteve të ndryshme dhe po ashtu është një kërcënues serioz i sigurisë në gjithë Ballkanin.

Ai ka shënjestruar persona të caktuar, të cilët do të vendos në krye të institucioneve të sigurisë në Serbi, dhe së fundmi edhe në krye të BIA-s serbe, njeriun me të cilin kishte komunikime të vazhdueshme, Vladimir Orliqi.

Pra, mund të themi se ish-deputeti serb, që ka qenë në lidhje të vazhdueshme me shërbimet sekrete ruse dhe ka pasur një veprim edhe me përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të Serbisë, ato ushtarake dhe BIA-n serbe”, deklaroi eksperti.

Image
Bedri Elezi

Elezi thotë se ky veprim është një alarm me qëllimin e vetëm për organizimin e aktiviteve të ndryshme te shtetet e tjera ku jetojnë serbët, kinse në mbrojtje të tyre.

Tutje, thotë se pas gjithë kësaj qëndron Rusia e cila po e përdor Serbinë si një satelit të saj me qëllim cenimin e sigurisë.

“Ardhja e këtij personi në krye të BIA-s, duke konsideruar si një alarm për sigurinë në Ballkan dhe për veprimet që presidenti i Serbisë është duke ndërmarrë, sidomos pas themelimit të kuvendit nacional serb, kuvend i cili duket se ka për qëllim organizimin e aktiviteve të ndryshme te shtetet e tjera ku jetojnë serbët, qëllimin e vetëm gjoja për mbrojtjen e të drejtave të Serbisë, që marrë në konsideratë se çfarë realisht është kjo për të organizuar aktivitete të dhunshme në vendet e tjera ku jetojnë serbët.

Ne e dimë që Rusia për shkak të situatës së rëndë që e ka në luftimet me Ukrainën dhe për shkak të humbjeve që i ka bërë ka vendosur të kërcënojë Bashkimin Evropian dhe Gadishullin Ballkanik, por tash duke përdorur Serbinë si një satelit të saj, me qëllim cënimin e sigurisë. Ne besojmë se Serbia duke u përgatitur fuqishëm, fillimisht për organizimin e aktiviteteve për të mbështetur organizimin e referendumit për ndarjen e e Republikës Srpska nga Bosnja dhe më pas organizimin e aktiviteteve të dhunshme në veriun e Mitrovicës duke përdorë grupet kriminale dhe terroriste të cilat po stërviten në baza të ndryshme të territorin e Serbisë, të cilat në momente të caktuara mund të drejtohen në territorin e Kosovës, me qëllimin e vetëm, cënimin e sigurisë e Kosovës dhe më pas krijimin e kushteve për cënimin e sigurisë në Ballkan dhe për të paralajmëruar zbhvillime të cilat marrin mbështetje nga Rusia për kërcënimin e sigurisë në Bashkimin Evropian”, përmbyll ai për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat