Detaje interesante/ Ish-komandanti flet për luftën e UÇK-së, përmend ‘problemet politike’ të asaj kohe!

Politika

Detaje interesante/ Ish-komandanti flet për luftën e UÇK-së, përmend ‘problemet politike’ të asaj kohe!

Nga: M.Haziri Më: 14 qershor 2024 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovë, vendin tonë e kanë shoqëruar shumë ngjarje të rëndësishme që kanë shënuar këtë ditë, të veçantë për qytetarët.

E në lidhje me këtë për “Bota sot”, ka folur ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Ai ka treguar një kronologji të ngjarjeve që e kanë shoqëruar UÇK-në gjatë kohës, kur ai ishte pjesë e saj.

Sipas tij, një kontribut të jashtëzakonshëm për luftën e kanë dhënë bashkëatdhetarët e diasporës, duke përmendur disa nga fondet që janë krijuar në atë kohë.

Luftën e UÇK-së duhet cekur që më shumë e kanë përgatitur dhe kanë punuar për të strukturat në diasporë, por në bashkëpunim të mirë me aktivistët krejtësisht ilegal në Kosovë. Duhet cekur se luftën e UÇK-së e kanë bërë strukturat opozitare të asaj Qeverie në diasporë nëse mund të them ashtu. Them struktura opozitare sepse vepronin në politikë, pastaj formuan fondin ‘Vendlindja thërret’ dhe si struktura ishin ndër të parët në luftë e sidomos pas shpartallimit të Ushtrisë Shqiptare, që na dha hapësirë dhe mundësi ku të mobilizohemi, ku të stërvitemi, të armatosemi dhe dal nga dal të krijojmë strukturat ushtarake të UÇK-së në Kosovë”, u shpreh ai.

Image
Hafir Hoxha

Më tej, ai theksoi edhe disa detaje që e kanë shoqëruar ushtrinë e UÇK-së duke vënë ne pah disa nga problemet që janë përballur në atë kohë.

“Lufta e UÇK-së u zhvillua më së miri që dinim dhe që kishim mundësi kishte edhe defekte të vogla tek strukturat politike pra të pozitës (Qeveria në egzil) dhe mes opozitës (LPK, LKÇK dhe struktura të tjera që i quanim krahu i luftës) se kush do ta udhëheq luftën e UÇK-së e dinin se do ta udhëheqin edhe vendin pas luftës. I kishin ata dy fonde, kanë bërë çka kanë bërë mes veti, ne kurrë nuk e dim as nuk na kanë dhënë llogari se çka kanë, sa ishin dhe si u shpenzuan ato dy fonde, ‘3% e pozitës dhe “Vendlindja theërret” e opozitës, unë po i quaj kështu”, shpjegon ish-komandanti.

Në fund, Hoxha nënvizon që ushtria nuk është marrë me problemet politike.

Kryesorja neve ushtarëve, luftëtarëve të UÇK-së nuk na kanë dëmtuar konfliktet dhe përçarjet e tyre që i kishin për ato dy buxhete dhe për pozita udhëheqëse politike, komanduese ushtararake. Ne në terren edhe pse i dinim ato mosmarrëveshje të tyre në nuk kishim kohë të merreshim me ta dhe bënim punët tona luftarake aq sa dinim dhe sa kishim mundësi”, përfundoi ish-komandanti Hafir Hoxha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat