“Serbia ‘lojtare’ përçarëse”, eksperti nga Brukseli këshillon Kosovën për këtë gjë – ja pse e kritikon BE-në!

Politika

“Serbia ‘lojtare’ përçarëse”, eksperti nga Brukseli këshillon Kosovën për këtë gjë – ja pse e kritikon BE-në!

Nga: A.M. Më: 14 qershor 2024 Në ora: 22:00
Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, në lidhje me faktin se përfundimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Së pari, ai tha se kjo ccka ka deklaruar Hovenier është një fakt i kryer dhe po vjen në një kohë shumë domethënëse, kur dialogu pothuajse ka ‘vdekur’.

“Në një farë mënyre, ambasadori Hovenier është thjesht duke E deklaruar një fakt – qëllimi përfundimtar i vendosur i dialogut është një marrëveshje normalizimi reciproke gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese. Megjithatë, koha e deklaratës së tij është domethënëse duke pasur parasysh se dialogu në fakt ka ‘vdekur’ dhe prej vitesh nuk ka dhënë asgjë më shumë se menaxhimi i krizës (me shumë nga këto kriza që janë projektuar nga Beogradi pikërisht për të shkëputur nga çështja më e madhe e normalizimi)”, u shpreh eksperti nga Brukseli

Krahas kësaj, Vogel kërkoi nga BE që të ndryshojë strategji dhe ta marrë për bazë faktin se Serbia është një ‘lojtar’ përçarës në rajon.

“Kushdo që do të marrë përsipër lehtësimin e dialogut në lidershipin e ardhshëm të Bashkimit Evropian - qoftë shefi i politikës së jashtme apo një i dërguar special i përkushtuar - do të duhet të rifokusojë procesin në qëllimin përfundimtar dhe të mos e lërë veten të shpërqendrohet nga krizat. Për ta bërë këtë, BE-ja duhet të ndryshojë stimujt për të dy palët. Në thelb, ajo duhet të merret seriozisht me faktin se Serbia është një lojtar përçarës në rajon që nuk duhet të kënaqet ashtu siç është aktualisht, edhe pas Banjskës, pas mashtrimit zgjedhor, etj”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, eksperti nga Brukseli tha se Amerika është mik më i mirë për Kosovën, sesa BE.

Për këtë, ai këshilloi Kosovën që të marrë hapa për Asociacionin, pasi një gjë e tillë mund të ndryshojë nëse Trump vjen në pushtet.

“SHBA-ja është pa dyshim një mik më i madh për Kosovën sesa BE-ja, por kjo do të ndryshonte nën një administratë Trump 2. Ndërkohë, Kosova duhet të bëjë gjithçka që mundet për të shpjeguar se do të lëvizë në ASM sapo të ndërmerren hapat proporcionalë nga Beogradi në kontekstin e një dialogu që ka një fokus të përtërirë në një marrëveshje përfundimtare”, përfundoi Toby Vogel për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat