Pse Macron bllokoi Kosovën në KiE, ndërsa po armatos Serbinë? E “zbulon” ish-agjenti pse ndodhi kjo!

Politika

Pse Macron bllokoi Kosovën në KiE, ndërsa po armatos Serbinë? E “zbulon” ish-agjenti pse ndodhi kjo!

Nga: N. Sh. Më: 14 qershor 2024 Në ora: 15:57
Emmanuel Macron

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, Kosova si shtet duhet që të shkojë kah Londra, Berlini e Uashingtoni.

Ai shprehet se, është shumë e mirëseardhur që interesi i tyre politik, ekonomik e ushtarak është i njëjtë me interesin e shtetit të Kosovës.

Miftari shton se Kosova duhet të ketë prioritet që të zhvillojë arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe të forcojë mbrojtjen, ushtrinë e policinë.

Sipas tij, Kosova duhet të merret më shumë me sundimit e ligjit në tërë territorin e Kosovës.

“Sundimi i ligjit të jetë i njëjtë, i barabartë për të gjithë qytetarët e shtetit pa marrë parasyshë lidhjet politike, pasurinë dhe njoftësinë e dikujt! Përndryshe në mesin e shteteve evropiane, ka të atillë që mbështetjen ndaj shtetit të Kosovës dhe deklarimin e kanë me hile dhe jo sinqerisht, këtë më së miri po e tregon luhatja mes disa shteteve që anuluan anëtarësimin e Kosovës në KiE”, shprehet ai.

Miftari kritikon Francën për mosanëtarësim të Kosovës në KiE.

“Presidenti Emanuuel Macron po na bënë të dyshojmë se mund të ketë një pozicion akoma të paqartësuar, në njërën anë e armatos Serbinë me raketa antiajrore Misral, me radar antiajror dhe antidron, dhe se fundit me aeroplanë sulmues modern të luftës, bombardues shumë rolesh Rafael-4, ndërsa pas 16 qershorit 1999 ishte Franca ajo që ja ndau Mitrovicën me tela dhe ia ruajti Serbisë veriun e Kosovës, por edhe i ndihmoi Serbisë direkt me KFOR-in francez me 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000, kur i lejuan, mbuluan kriminelët serb që ta pastrojnë veriun e Kosovës që t’i ndjekin 15.000 banorë autokton shqiptarë nga veriu, duke vrarë dhjetëra dhe plagosur qindra civilë shqiptarë”, potencon ai.

Sipas tij, është tani prapë i njëjti shtet, Franca, presidenti i saj Emanuuel Macroni që po lobon natë e ditë së bashku me qarqe pro serbo – ruse që ta stopojnë Kosovën me çdo kusht në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimit Evropian.

“Kjo po ndohë pasi Kosova nuk e pranon Bashkësinë e Komunave Serbe, një Republikën Srpska në Kosovë, sipas marrëveshjes tradhtare të vitit të vitit 2013 të nënshkruar nga agjenti (DGSE) shërbimit sekret Francez Hashim Thaçi dhe BKS të vitit 2015 i nënshkruar nga bashkëpunëtori Isa Mustafa”, shton tutje ai.

“Tani shtrohet pyetja se a e meriton Franca, Evropa, perëndimi, për të ja bërë edhe Kosova njëjtë sikurse ia patën bërë disa shtete afrikane, ish koloni të tyre para disa muajve, që pas skllavërimit, përdhunimeve, masakrave, plaçkitjeve e pushtimeve shekullore t’i ndiqnin sidomos ushtrinë franceze dhe perëndimore nga shtetet e tyre! Duhet vetëm pak guxim se aleat gjenë kurdo qoftë që i kërkoni nga Londra e te poshtë, tek shumica tjetër e vendeve mike e besnike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat